4 gusht, 2016 – Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Fadil Vokrri, është duke qëndruar në Rio de Janiero, si pjesë e ekspeditës së Komitetit Olimpik të Kosovës. Vokrri, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit shtetëror në Fshatin Olimpik në Rio, ku përveç anëtarëve të delegacionit të KOK-ut dhe sportistëve pjesëmarrës të Kosovës në Lojërat Olimpike, kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë shtetëror në krye me presidentin Hashim Thaçi. Ndërkohë, nesër Vokrri së bashku me pjesën tjetër të delegacionit të Kosovës do të jetë i pranishëm në stadiumin legjendar “Maracana”, ku do të mbahet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike, e ku për herë të parë do të defilojnë edhe sportistët e Kosovës me flamurin shtetëror.