Pamje nga konferencaSot më 22 maj në hotel “Eemerald” kryetari i FFK-së, z. Fadil Vokrri bashkë me sekretarin e përgjithshëm z. Eroll Salihu dhe përzgjedhësin z. Albert Bunjaku mbajtën një konferencë me gazetarë. Duke i përshëndetur gazetarët e pranishëm kryetari Vokrri në fillim i falënderoi për punën dhe angazhimin korrekt që kanë bërë mediat para gjatë dhe pas ndeshjes Kosova-Turqia. “Unë shpresoj se kështu do të vazhdoni edhe në të ardhmen në ndeshjet tjerat dhe në misionin tonë të përbashkët në arritjen e synimeve tona. Ndonëse për ndeshejn kanë folur akterët e saj, por dua t’i them edhe unë disa fjalë. Besoj se rëndësia e kësja ndeshje dihet për faktin se ne siguruam një kundërshtar të fortë dhe të respektueshëm, ndërsa sa i përket rezultatit final, ne duhet të mësohemi edhe me këso humbje, sepse jemi vetëm në hapat e parë të rrugëtimit tonë. Por, arsyeja pse ju kemi ftuar sot është se FFK-ja tashmë ka siguruar dy ekipe për ndeshjet e tetorit, duke mos anashkaluar edhe terminet e shtatorit dhe jemi në kërkim të rivalëve. Ajo që tash dihet skatësisht është se Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje në SHBA edhe atë më 9 tetor do të zhvillojnë një ndeshje kundër Kombëtares së Panamasë në Nju Jork, ndërsa më 12 tetor do të luhet ndeshje kundër Kombëtares së Kanadasë në Çikago. FFK-ja kësja radhe përveç përfitimit të përvojës ndërkomëbater do të përfitojë edhe në aspektin financiar një shumë prej 100 mijë euro. Për të arritur të gjitha këto kemi mbështetjen e fuqishme të miqve tanë dhe do të vazhdojmë çdo ditë e më shumë të konsilidohemi në çdo pikëpamje”, ka theksuar Vokrri. Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, ka theksuar se ne po punojmë që të kemi ndeshje nga të gjitha konfederatat e që kjo hap rrugë sa më të shpejt drejt ndërkombëtarizimit të plotë. Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, z. Albert Bunjaki u foli gazetarëve për angazhimin që po bëhet për ndeshjen e radhës kundër Senegalit. “Ne po krijojmë një skuadër me shpirt triumfues dhe për këtë flet edhe rasti i futbollistit Perdedaj që luajti me dorë të thyer për 23 minuta. Kemi një atmosferë të mirë në ekipin përfaqësues përkundër humbjes nga një rival i fortë siç ishte Turqia. Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që kemi, por po angazhohemi që të bëjmë më të mirën në këto momente. Me gjithë mungesat që kemi besoj në një paraqitje të mirë kundër Senegalit. Na gëzon fakti që për këtë ndeshje kemi arritur të sigurojmë shërbimet e Mërgim Mavrajt dhe të Amir Rrahmanit. Atmosfera e mirë që po mbretëron brenda ekipit është mjaft premtues”, ka thënë Bunjaki.