Sot më 25 shtator kryetari i FFK-së, z. Fadil Vokrri, ka pritur trajnerin e mirënjohur gjerman Klaus Toppmöller. Duke i dëshiruar mirëseardhje mysafirit nga Gjermania, kryetari Vokrri theksoi se kjo vizitë është e mirëseardhur në prag të ndeshjes që nesër do të zhvillohet ndërmjet yjve të futbollit gjerman dhe yjeve të futbollit të Kosovës. Ne falënderojmë shtetin gjerman dhe federatën e futbollit të Gjermanisë veçmas presidentin z. Wolfgang Niersbach, i cili ka premtuar gjithë ndihmën e tij në rrugën e FFK-së drejt anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare. Po ashtu me federatën gjermane ne tash kemi vu një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë sidomos në shkollimin e trajnerëve që është një domosdo për futbollin e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të thellojmë këtë bashkëpunim në të gjitha fushat e mundshme sepse kemi nevojë të madhe. Nga ana e tij z Toppmöller u shpreh tejet i kënaqur me mikpritjen në Kosovë dhe falënderoi z. Vokrri për kohën që ka ndarë. Më tutje z. Toppmöller, ka shprehur habinë që komuniteti ndërkombëtar ende po heziton të pranojë futbollin e Kosovës, duke parë këtë organizim kaq të mirë. Ai ka shprehur gatishmërinë që ta ndihmojë futbollin e Kosovës ku do që ai mund të japë kontributin e tij. Në fund kryetari Vokrri i dhuroi një flamur të FFK-së z. Toppmöller.
Ju bëjmë me dije se me kërkesë të Federatës së Futbollit të Gjermanisë, termini i zhvillimit të ndeshjes ndërmjet veteranëve të Gjermanisë dhe të Kosovës është shtyrë për në orën 16.30 në stadiumin e qytetit në Prishtinë.
Kjo është lista e saktë personave që vijnë nga Gjermani.
Kader DFB-Allstars in Pristina | ||||
26.-28.9.2014 | ||||
Name | Vorname | Teilnahme | Reisezeit | Status |
Burdenski | Dieter | ja | 26.-28.9. | Spieler |
Reinke | Andreas | ja | 26.-28.9. | Spieler |
Unger | Lars | ja | 26.-28.9. | Spieler/Material/ Orga |
Beinlich | Stefan | ja | 26.-28.9. | Spieler |
Herget | Matthias | ja | 26.-28.9. | Spieler |
Schulz | Michael | ja | 26.-28.9. | Spieler |
Albertz | Jörg | ja | 26.-28.9. | Spieler |
Nowotny | Jens | ja | 26.-28.9. | Spieler |
Marschall | Olaf | ja | 26.-28.9. | Spieler |
Von Heesen | Thomas | ja | 26.-28.9. | Spieler |
Sippel | Lothar | ja | 26.-28.9. | Spieler |
März | Heiko | ja | 26.-28.9. | Spieler |
Dörner | Hans-Jürgen | ja | 26.-27.9. | Spieler |
Osieck | Holger | ja | 26.-28.9. | Trainer |
Von Euen | Eric | ja | 26.-28.9. | Physiotherapeut |
Dimanski | Götz | ja | 26.-28.9. | Arzt |
Weidner | Markus | ja | 26.-28.9. | DFB-Delegation |
Milkoreit | Rainer | ja | 26.-28.9. | DFB-Delegation |
Bremicker | Hans-Helmut | ja | 26.-28.9. | DFB-Delegation |
Ortlepp | Detlef | ja | 26.-28.9. | DFB-Delegation |
Këtu më poshtë e keni edhe listën e të ftuarve nga përzgjedhësi Ajet Shosholli
- Ahmet Beselica
- Naser Prapashtica
- Shukri Paçarada ( është në pikëpyetje ardhja e tij).
- Isa Sadriu
- Bakir Burri
- Bardhec Seferi
- Arsim Abazi
- Fadil Berisha
- Arbnor Morina
- Nazmi Rama
- Fatimir Namani
- Genc Hoxha
- Rafet Prekqzi
- Afrim Tovërlani
- Besnik Kollari
- Ramiz Krasniqi
- Muharrem Sahiti
- Eroll Salihu
- Sahit Kelmendi
- Fadil Vokrri
- Jusuf Tortoshi
- Adil Vokrri
- Ardian Kozniku( ?)
- Malësor Gjonbalaj
- Përparim Hasani
- Bedredin Gjinali
- Ismet Munishi
Trajner: Ajet Shosholli