4 shkurt,2022 – Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij Konyaspor në ndeshjen e zhvilluar të premten në mbrëmje kundër Giresunspor, me rezultat 1:0. Kjo ndeshje i takoi javës së 24-t në elitën e futbollit turk. 25-vjeçari dardan realizoi gol me një gjuajtje brenda zonës, në minutën e 65-të, vetëm tre minuta pasi u inkuadrua në lojë.
Pas kësaj fitoreje Konyaspori është në vendin e dytë në Superligën e Turqisë, me 48 pikë.