kosovau21-kon1
Sot në mbrëmje Përzgjedhësi i Përfaqësueses “A”, z. Albert Bunjaki, mbajti një takim me shtabin teknik dhe futbollistët e Përfaqësueses U-21. Përzgjedhësi Bunjaki foli për rëndësinë e bartjes së fanellës së Përfaqësueses, që është previlegj por edhe përgjegjësi e jashtëzakonshme. Më tutje z. Bunjaki foli për rrugëtimin e ekipit përfaqësues, ndërtimin, përzgjedhjen e futbollistëve që nga viti 2009 e deri me sot. “Ishte një rrugë me sfida, që nga përzgjdhja, pastaj ka filluar faza e përzgjedhjes individuale, faza e konkurrencës, pozicione, konkurrenca individuale duke u bazuar gjithmonë në nivelin dhe cilësinë e Ligës ku ka luajtur lojtari. Janë 149 futbollistë që kanë kaluar nëpër filtrin e Përfaqësueses dhe ne do të vazhdojmë vëzhgimin dhe përzgjedhjen e futbollistëve, sepse na presin kualifikimet për botëror në shtatorin e këtij viti dhe ku do të jemi në një grup mjaft të fortë. Ndaj kërkohet, punë e angazhim dhe përkushtim. Përfaqësuesja  U-21 është ura e parë lidhëse me Përfaqësuesen “A”, ndaj ju duhet të punoni që të bëheni pjesë e saj dhe kjo varet kryesisht nga ju se sa do të tregoni e dëshmoni cilësitë e juaja. Dera është hapur dhe ju vetë mund ta hapni, por edhe ta mbyllni”, ka theksuar Bunjaki. Në fund përzgjedhësi Bunjaki ka uruar futbollistët për një sukses në ndeshjen e nesërme kundër Ukrainës.
kosovau21-kon