ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të rregullt të mbajtur më datë 08.04.2016 (ditë e premte ora 14,00) shqyrtoi  procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisarëve të Garave pas përfundimit të ndeshjeve  nga java e fundit (të zhvilluara më datë 06-07.04.2016) dhe për të njëjtat, duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto :
 
V  E  N  D  I  M  E
 

AZEM BEJTA;
lojtar i klubit të futbollit  “DRENICA nga Skenderaj me numër të librezës sportive  8554 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 16, në procedurë të inicuar disiplinore  nga ana e Komesarit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (manifestim të sjelljeve josportive ndaj gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së  24-t të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e senioreve  TREPÇA ‘89 – DRENICA, e zhvilluar në stadiumin e qytetit “Riza  Lushta”  në Mitrovicë  (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit);

DENOHET

Me ndalesë loje për  2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
ARMEND  KASTRATI; lojtar i klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani, me numër të librezës sportive  3820 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 19, në procedurë të inicuar disiplinore  nga ana e Komisarit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (shkelmim i lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së  24-t të Raiffeisen Superligës së Kosovës  në futboll për kategorinë e senioreve; DRITA – FERONIKELI, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (Raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar);

DENOHET

Me ndalesë loje për  3 (tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosoves në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
EKREM  VESELI; ndihmëstrajner (trajner i portierëve) në klubin e futbollit “BESA“ nga Peja, me numër të licencës 10, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisarit të Garave për largim nga pankina (reagime në vendimet e gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së  24-t të Raiffeisen Sperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e senioreve; ISTOGU – BESA, e zhvilluar në stadiumin “Demush Mavraj“ në Istog (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);

DENOHET

Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
 

BAJRAM  KRENDALI
; lojtar  i klubit të futbollit “RAHOVECI“ nga Rahoveci, me numer të librezës sportive  10440 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër 6, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisarit të Garave (paraqitur nga gjyqtari kryesor  për ofendime  drejtuar të njëjtit pas përfundimit të takimit) nga ndeshja e javës së  21-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RAHOVECI –  KOSOVA ( P ), e zhvilluar në Rahovec (raportet e gjyqtarit dhe zyrtarëve të ndeshjes);
 
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje  për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar (plotësimin e lendës – provave). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar  Bajram Krendali, afati datë  12.04.2016 (Rregullorja disiplinire neni 31 ).
 

RIDVAN  OSMANI
; përfaqësues zyrtar në klubin e futbollit “LUFTËTARI“ nga Brekoci, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të reagimeve në vendimet e asistentit të takimit, në ndeshjen e javës së  20-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KOSOVA (P) – LUFTËTARI, e zhvilluar në  Prishtinë  (raportet e zyrtareve te ndeshjes)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të  QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore  neni 39 paragrafi 1 pika 2  .
 
 
 
KESHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit  për ankesa në shkallën e dytë në afatin kohor prej  8 (tete) ditëve, nga dita e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, datë 08.04.2016, respektivisht nga dita e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
 
Prishtinë, datë, 08.04.2016                                                            Kryetari;  DUKAGJIN  ZEFI   d.v.