23 gusht, 2016 – Skuadra kampione e Kosovës në konkurrencën e femrave, Hajvalia ka debutuar me barazim në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.
Vashat e Hajvalisë kanë arritur që në udhëtim te PAOK-u të marrin një barazim 1:1. Madje kampionet e Kosovës kaluan të parat në epërsi me golin e shënuar nga Zelfie Bajramaj.
Pas këtij barazimi, Hajvalia zë vendin e dytë në Grupin 1, ndërsa në vendin e parë është Apollon Limassol që e mposhti Klaksvikun.