26 nëntor, 2016 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 16-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Gjilani ka shënuar fitore në shtëpi kundër lideres së renditjes Prishtinës, me rezultat 1:0. Golin e fitores për Gjilanin e shënoi Betim Haxhimusa, në minutën e 61-të. Ndërkohë, Drita ka shënuar fitore si mysafire në duel me Hajvalinë. Golin e fitores për Dritën e shënoi braziliani, Edenilson Bergonsi, në minutën e 80-të.
Vala Superliga; Java e 16-të (e parafundit)
E premte 25.11.2016. Ora 13.00
Feronikeli – Drenica 1-0
E shtunë 26.11.2106. Ora 13.00
Gjilani – Prishtina 1-0
Hajvalia – Drita 0-1
Liga e Dytë – Grupi (B) Java e 15-të
E shtunë 26.11.2016
Bashkimi (K) – 18-Korriku 3-0
Lepenci – Vjosa 4-0
Superliga Junioret – Java e 15-te
E shtunë 26.11.2016
Liria – Vellaznimi 3-0
Vushtrria – Kek-u 1-2
Gjakova – Besa 1-1
Flamurtari – Prishtina 1-0
Trepça – Trepça’89 0-2