Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.05.2017 (ditë e mërkurë, ora 13,00) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 29-30.04.2017 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve lidhur me të padisiplinuarit, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
LIRIDON LECI; lojtar i klubit të futbollit “PRISHTINA“ mga Prishtina me numër të librezës sportive 3984 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 13, në procedure të inicuar nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (për manifestim të sjelljeve josportive) dhe reagime të pamatura dhe të palejuara, për çka edhe tejkalon kompetencat e lojtarit në raport me Policinë e Kosovës në ndeshjen e javës së XXVIII-të të VALA SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BESA – PRISHTINA, e zhvilluar në stadiumin “Shahin Haxhiislami“ në Pejë me datë 30.04.2017 (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës – provave për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohen raportet shtesë nga zyrtaret e ndeshjes dhe personi për siguri nga klubi i futbollit “Besa“ nga Peja, z. Naim Xhikolli lidhur me rastin. Afati datë 05.05.2017 (Rregullorja disiplinore neni 31 paragrafi 1)
LIRIDON AHMETI: trajner në klubin e futbollit “ KOSOVA “ nga Vushtrria në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për largim nga pankina (manifestim të sjelljeve josportive ndaj gjyqtarit kryesor dhe asistentëve) në ndeshjen e javës së ; XXIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA (P) – ISTOGU, e zhvilluar në Pozharan (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e provave – lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga i pezulluari Liridon Ahmeti, afati datë 05.05.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1)
ILIR ZUKA ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “VLLAZNIA“ nga Pozharani, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive (presion në gjyqtarët e takimit – me theksim minuta e 71) në ndeshjen e javës së ; XXIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – ISTOGU, e zhvilluar në Pozharan me datë 29.04.2017 (sipas raporeve të zyrtarëve të takimit);
DENOHET
Me të holla në shumë prej 250 euro (dyqind e pesëdhjetë euro) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë, nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, datë 03.05.2017, respektivisht nga data e pranimit të tij.
KF “2 KORRIKU“ nga Prishtina, në procedurë të iniciuar nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 2 KORRIKU – RAMIZ SADIKU, e zhvilluar me datë 29.04.2017 në Prishtinë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes; tentim sulmimi dhe grushtime në asistentin e ndeshjes Hivzi Osmani)
DENOHET
Me të holla në shumë prej 500 euro (pesëqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e publikimit të vendimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 03.05.2017.
RUSHIT BALLOVCI zyrtar në klubin e futbollit “2 KORRIKU“ nga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave (tentim sulmimi dhe grushtim i gjyqtarit – asistentit Hivzi Osmani) në ndeshjen e javës së XXIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 2 KORRIKU – RAMIZ SADIKU, e zhvilluar me datë 29.04.2017 në Prishtinë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet deklarata plotësuese nga Rushit Ballovci, afati datë 05.05.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31)
ARMEND SIMNICA; trajner futbolli në klubin e futbollit “2 KORRIKU“ nga Prishtina me numër të licencës 66, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarëve të ndeshjes së javës së ; XXIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 2 KORRIKU – RAMIZ SADIKU, e zhvilluar në Prishtinë me datë 29.04.2017 (raportet e zyrtarëve të takimit);
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave – funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet deklarata plotësuese nga Armend Simnica, afati datë 05.05.2017 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
KF “RAHOVECI“ nga Rahoveci në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes (hedhje e gjasendëve të forta në fushë dhe në drejtim të pankinës së mysafirëve) së javës së ; XXIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RAHOVECI – BALLKANI, e zhvilluar më datë 29.04.2017 në stadiumin “ Selajdin Mullaabazi“ në Rahovec (raportet e zyrtarëve të takimit) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet raport plotësuese nga ana e klubit të futbollit “ Rahoveci “ nga Rahovici – gjegjësisht nga personi për sigurimin e asaj ndeshje z. Femija Haxhimustafa lidhur me lëshimet e evidentuara në këtë ndeshje. Afati datë 05.05.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31)
KF “ DUKAGJINI “ nga Klina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes (manifestim i sjelljeve josportive nga ana e spektatorëve; fyerje dhe sharje në kor drejtuar ekipit mysafir) së javës së ; XXIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DUKAGJINI – FLAMURTARI, e zhvilluar me datë 30.04.2017 në stadiumin “18 Qershori“ në Klinë (raportet e zyrtarëve të takimit) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet raport plotësuese nga klubi futbollistik “Dukagjini“ nga Klina – personi për sigurimin e asaj ndeshje z. Faik Thaqi lidhur me lëshimet e evidentuara nga ana e nikoqirit. Afati datë 05.05.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1).
GEZIM JERLIU; zyrtar në klubin e futbollit “RAMIZ SADIKU“ nga Prishtina në procedurë të iniciuar nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive (ofendime drejtuar gjyqtarëve të takimit) në ndeshjen e javës së ; XXIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 2 KORRIKU – RAMIZ SADIKU, e zhvilluar në stadiumin e 2 Korrikut në Arbëri me datë 29.04.2017 )
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e detyrave dhe funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim z Gëzim Jerliu, afati datë 05.05.2017 (Rregulllorja Disiplinore neni 31)
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – Komisionit për ankesa në afatin kohore prej ; 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 03.05.2017, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 03.05.2017
Kryetari, DUKAGJIN ZEFI d.v.