Komisioni i Disiplinor i shkallës së parë në përbërje Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 12.05.2017 (ditë e premte ora 12,00) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disiplinore pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit datë 09-10.05.2017  dhe për të njëjtat duke i u referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave të kërkuara plotësuese konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
 
V E N D I M E:
 
HAXHI  BEJTA; zyrtar në klubin e futbollit “DRENICA” nga Skënderaj në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestime të sjelljeve josportive  (fyerje dhe kërcnime drejtuar gjyqtarëve të takimit) në ndeshjen e javës së  XXIX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENICA – HAJVALIA, e zhvilluar me datë 06.05.2017 në stadiumin “Bajram Aliu“ në Skënderaj (raportet plotësuese nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET – me 250 euro, dyqindpesëdhjetë euro) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2. Afati i pagimit të dënimit shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – respektivisht data e pranimit të vendimit (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
GENC  HYSENI;  drejtor në klubin e futbollit “FERIZAJ“ nga Ferizaj, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor, për manifestim të sjelljeve josportive (kërcnime dhe fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor të takimit Genc Nuza – rasti është recidiv) në ndeshjen e javës së; XXIX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve: FERIZAJ – TREPÇA,  e zhvilluar më datë 07.05.2017 në Ferizaj (raportet plotësuese nga ndeshja e zhvilluar);
DENOHET – me 300 euro, treqind euro) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2. Afati i pagimit të dënimit shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – respektivisht data e pranimit të vendimit (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
MIRSAD  IDRIZI; lojtar i klubit të futbollit “FERIZAJ “nga Ferizaj në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor, për manifestim të sjelljeve josportive si lojtar jo i përfshirë në protokollin zyrtar (fyerje dhe ofendime drejtuar asistentit të takimit; Fatlum Berisha) në ndeshjen e javës së XXIX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – TREPÇA, e zhvilluar me datë 07.05.2017 në Ferizaj (raportet plotësuese të zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET;  me dy ndeshje mos lojë) në bazë të Rregullores Displinore neni 38 paragrafi 3.
KF “DRITA“ nga Gjilani në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor për shkaktim të trazirave, demolimit të rrethojave, hyrjes së dhunshme në fushë – pengimit- ndikim në rrjedhen dhe zhvillimin e ndeshjes së ndërprerë në minutën e 90 dhe konfrontimit me Policinë e Kosovës në ndeshjen e javës së XXIX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – DRITA, e zhvilluar me datë 07.05.2017 në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren (raportet plotësuese të zyrtarëve nga ndeshja e ndërprerë në minutën e 90-të);
DENOHET  me 1 (një) ndeshje pa shikues në fushën e vetë, në ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Displinore neni 38 paragrafi 3.
ARMEND  KASTRATI; lojtar i klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani me numër të librezës sportive  3820 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  46, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq (nxitje dhe provokim drejtuar publikës nikoqire, ku edhe pati hedhje të gjësendëve në drejtim të pankinës së klubit të futbollit “Drita“ nga Gjilani)  në ndeshjen e javës së XXIX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – DRITA, e zhvilluar me datë 07.05.2017  në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren  (raportet plotësuese të zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET me 4 (katër) ndeshje moslojë, sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Displinore neni 38 paragrafi 3.
 
KF “ LIRIA “nga Prizreni në procedurë të inicuar disiplinore nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXIX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA –  DRITA, e zhvilluar më datë 07.05.2017 në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren (shkelje e nenit 48 të Propozicioneve të Garave, nuk e ka kualifikuar ndeshjen si të rëndësisë së veçantë për të mbuluar me numër më të madh të Policisë ndeshjen, ku ka lejuar mysafirët me lehtësi të kalojnë rrethojat dhe të konfrontohen me pjesëtarët e policisë së Kosovës dhe me spektatorët vendas duke hedhur gjësende në fushë dhe në drejtim të pankinës mysafire në ndeshjen e ndëprerë (raportet plotësuese të zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET; me 1 (një) ndeshje pa shikues në fushën e vetë, në ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Displinore neni 38 paragrafi 3.
 
VETON  DOLI; trajner i portierëve në klubin e futbollit “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të licencës 233, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për largim nga pankina – hapësira teknike nga ana e gjyqtarit për manifestim të sjelljeve josportive (fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së XXV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – 2 KORRIKU, e zhvilluar në Gjakovë – në stadiumin e qytetit (raportet plotësuese të zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar);
DENOHET; me 250 euro, dyqind e pesëdhjetë euro në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2. Afati i pagimit të dënimit shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – respektivisht data e pranimit të vendimit (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
BESIM  GJUREFCI; zyrtar në klubin e futbollit “FUSHË  KOSOVA“ nga Fushë Kosova në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive (goditje e asistentit të dytë  me shishe pvc minuta e 82 – qëllimshëm) në ndeshjen e javës së ; XXV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – FUSHË KOSOVA, e zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë (raportet plotësuese nga zyrtarët e ndeshjes së zhvilluar);
DENOHET – 2 muaj (dy muaj mos kryerje të detyrës në klub) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2. Afati i pagimit të dënimit shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – respektivisht data e pranimit të vendimit (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
VISAR  GOJNOVCI; lojtar i klubit të futbollit “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova me numër të librezës sportive  1/1908 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës  me numër 69 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së XXVI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FUSHË KOSOVA – VUSHTRRIA, e zhvilluar me datë  10.05.2017 në F.Kosovë (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET  3 tri ndeshje mose loje në bazë të Rregullores Displinore neni 38 paragrafi 3.
FADIL  VUQITERNA; kryetrajner në klubin e futbollit “RAHOVECI“ nga Rahoveci me numër të licencës 266, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për largim nga hapësira teknike – pankina e lojtarëve rezervë (ofendime dhe kërcnime drejtuar lojtarit mysafir minuta e 88 e takimit) në ndeshjen e javës së; XXVI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAHOVECI– ULPIANA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahovec (raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e kryetrajnerit të përjashtuar nga pankina )
DENOHET – me 200 euro (dyqind euro) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2. Afati i pagimit të dënimit shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – respektivisht data e pranimit të vendimit (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për Ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes – publikimit të këtij vendimi në Faqen Zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, datë 12.05.2017 , respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë  12.05.2017
Kryetari,  DUKAGJIN  ZEFI  d.v.