28 maj, 2022 – Skuadra e 2 Korrikut është kurorëzuar me titullin e kampionit në Ligën U17. Në ndeshjen e fundit të kampionatit, e cila u zhvillua sot, verdhekaltrit e kryeqytetit shënuan fitore bindëse ndaj Rilindjes, me rezultat 5:1. Kësisoj, 2 Korriku e mbylli kampionatin në pozitën e parë me 74 pikë, me 23 fitore, 5 barazime e 2 humbje. Në ceremoninë e dorëzimit të titullit kampion morën pjesë anëtari i KE të FFK-së, Ismajl Ajeti, i cili edhe e dorëzoi trofeun e kampionit, si dhe Ardian Llumnica, kryetar i Komisionit të Garave për Ligën e Dytë dhe Ligat e juniorëve dhe kadetëve dhe Përparim Hasani, kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve, të cilët ndanë medaljet për ekipin kampion.