Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 26.09.2017 ditë e martë ora 14,00, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e VI-të e Vala Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve të zhvilluara me datë 23-24.09.2017 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF FLAMURTARI “ nga Prishtina në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit datë 21.09.2017, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së V-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FLAMURTARI – LIRIA e zhvilluar në stadiumin “ Xhemail Ibishi “ në Prishtinë (sjellje jo korrekte e simpatizuesve të klubit të tyre – raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklaratat shtesë nga takimi)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VËREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 1.
RICHARD ASARE ; lojtar i klubit të futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica me numër të fanellës 29 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të ID Kartelës 000993M95, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për goditje të qëllimt me bërryl e lojtarit kundërshtar në ndeshjen e javës së V-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA 89 – GJILANI, e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet e zyrtarëve, incizimet televizive dhe deklarata vetanake e lojtarit të pezulluar);
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
FADIL VUQITERNA, kryetrajner i klubit të futbollit “RAHOVECI“ nga Rahoveci i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me ID kartelën numër 0003483M72, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për manifestim të sjelljeve josportive pas përfundimit të pjesëlojës së parë kërcënon gjyqtarin kryesor Vigan Iberdemaj në ndeshjen e javës së V-të, të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RAHOVECI – RAMIZ SADIKU, e zhvilluar në Rahovec (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e kryetrajnerit Fadil Vuqitërna);
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 200 euro (dyqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3.
KF “ KIKA “ nga Hogoshti, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e Komisionit datë 21.09.2017, në mungesë të kryetrajnerit dhe trajnerit për zhvillimin e ndeshjes së javës së V-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve KIKA – BALLKANI e zhvilluar në Gjilan (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore ; VËREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 64 paragrafi 1 pika 9 dhe 12.
KF “BASHKIMI“ nga Koretini në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor datë 21.09.2017 për manifestim të sjelljeve josportive të lojtarëve (thyerje e inventarit në zhveshtoret e stadiumit në shenjë revolte pas humbjes) në ndeshjen e javës së V-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; HAJVALIA – BASHKIMI e zhvilluar në Kizhnicë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1.
KF “FERONIKELI“ nga Drenasi në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së VI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – TREPÇA ’89 e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet e zyrtarëve; hedhje e gjësendeve në fushë ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet raport shtesë nga klubi futbollistik “Feronikeli“ nga Drenasi – personi për siguri lidhur me rastin. Afati datë 27.09.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 32 paragrafi 1 )
SHABAN MEHMETI; zëdhënës në klubin e futbollit “FERONIKELI“ nga Drenasi në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve jokorrekte (fyerje, sharje dhe ofendime drejtuar zyrtarëve të ndeshjes dhe organeve të FFK-së) pas përfundimit të ndeshjes së javës së VI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – TREPÇA 89, e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet e personave zyrtarë të ndeshjes) në mungesë të deklaratës plotësuese ;
PEZULLOHET
Pa të drejte në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me organizimin e ndeshjeve zyrtare nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga personi i pezulluar z. Shaban Mehmeti lidhur me rastin. Afati datë 27.09.2017 ( Rregullorja Disiplinore neni 32 paragrafi 1. )
ILIR DEMAKU; personi për siguri i klubit të futbollit “FERONIKELI“ nga Drenasi në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josportive (pas përfundimit të ndeshjes hynë në fushë dhe godet asistentin e parë të takimit Benon Kepuska) në ndeshjen e javës së VI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – TREPÇA ’89, e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet e zyrtarëve të ndeshjes) në mungesë të deklaratës plotësuese
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me organizimin e ndeshjeve zyrtare nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga i pezulluari z Ilir Demaku, afati date 27.09.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 32 paragrafi 2)
MENDURIM HOTI; lojtar i klubit të futbollit “FERONIKELI“ nga Drenasi me numër të fanellës 7 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të ID kartelës; 000606M96, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për goditje me bërryl të lojtarit kundërshtar me numër të fanellës 21 (raportet e zyrtarëve dhe incizimet televizive) në ndeshjen e javës së VI-të të Valas Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – TREPÇA ’89 e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas, në mungesë të deklaratës plotësuese;
PEZULLOHET
pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit) . Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar Mendurim Hoti, afati datë 27.09.2017 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
AGRON PIRA; personi për siguri nga klubi futbollistik “ VLLAZNIA “ nga Pozharani , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për largim nga banka zyrtare e klubit (reagime në vendimet e gjyqtarëve) në ndeshjen e javës së VI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – DRITA, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, në mungesë të deklaratës plotësuese i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në procedurë z. Agron Pira, afati datë 27.09.2017 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 2).
KF “TREPÇA“ nga Mitrovica, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes (hedhje e flakadaneve brenda rrethojave dhe në fushë, para dhe gjatë zhvillimit të takimit) së javës së VI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – 2 KORRIKU, e zhvilluar në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë ora 20,00 me reflektor (raportet e zyrtarëve të ndeshjes) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “Trepça“ nga Mitrovica – personi për siguri i kësaj ndeshje. Afati datë 27.09.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 32 paragrafi 2).
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë, në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit të vendimeve në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 26.09.2017. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 26.09.2017
Kryetari, Dukagjin Zefi