Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e edicionit të ri në futsall, gjyqtarët e futsallit më 30 shtator (e shtunë) do t’i nënshtrohen testit fizik.
Testet do të mbahen në Fakultetin e shkencave sportive në Prishtinë prej orës 09.30 dhe do t’i nënshtrohen të gjithë gjyqtarët e Superligës dhe të Ligës së Parë.