5 nëntor, 2017 – Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Gjilani ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Llapin, me rezultat 2:0. Të dy golat për Gjilanin i shënoi Gëzim Rusi, në minutat 17-të dhe 81-të. Pas kësaj fitoreje Gjilani ngjitet në pozitën e tretë, me 23 pikë, kurse Llapi mbetet në pozitën e parë me 26 pikë.
Ndërkohë, Feronikeli ka shënuar fitore të lehtë ndaj Besës në Pejë, me rezultat 5:0. Besa në këtë takim u paraqit kryesisht me ekipin e juniorëve. Golat për Feronikelin i shënuan: Milicaj (28’, 41’), Elshani (44’) dhe Lushtaku (62’).
Pas kësaj fitore, Feronikeli ka 22 pikë dhe renditet në pozitën e katërt, aq sa kanë edhe Drita e Liria në pozitat 5-6.