Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 16.11.2017 – ditë e enjte shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisioneve të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit (Ligat e dyta, kategoritë e reja dhe Liga e futbollit të femrave) të zhvilluara me datë 10-11. 11.2017 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullorës disiplinore sjelli këto;

V E N D I M E
SHKUMBIN SHALA; lojtar i klubit të futbollit “BESA“ nga Peja me numër të ID kartelës 005685M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 16, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (sjellje josportive) në ndeshjen e javës së X-të të Ligës së Kadetëve në nivel nacional; BESA – KURDA e zhvilluar në stadiumin sintetik të Brestovikut në Pejë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullorës Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
AGIM AVDYLI; delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës për vëzhgimin e ndeshjeve të Ligës së Dytë, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në kryerjen e detyrës së delegatit (kryerja e punës jo profesionale në paraqitjen e të dhënave në rastin e përpilimit të protokollit zyrtar) në ndeshjen e javës së fundit të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi B; RINIA – LEPENCI e zhvilluar në Miradi të Epërme (raportet e zyrtarëve), në mungesë të deklaratës plotësuese;
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e detyrës së delegatit të ndeshjes dhe funkcioneve tjera lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në kompletimin e lëndës (provave). Kërkohet deklarata plotësuese e delegatit të pezulluar z. Agim Avdyli, afati datë 20.11.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 32 paragrafi 1).
ISMET REÇICA; zyrtar i klubit të futbollit “ RINIA “ nga Miradia e Epërme , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në kryerjen e dëtyrës së zyrtarit të klubit ( për të dhëna jo të sakta në protokollin zyrtar të takimit – paraqitjen e lojtarëve ) në ndeshjën e javës së fundit të Ligës së dytë të futbollit për kategorinë e seniorëve – Grupi B; RINIA – LEPENCI e zhvilluar në Miradi të Epërme të Fushë Kosovës (raportet nga ndeshja zyrtare e zhvilluar), në mungesë të deklaratës plotësuese të z. Ismet Reçica – zyrtar klubi për ndeshje;
PEZULLOHET
pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave në klub lidhur me organizimin e ndeshjeve zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari i pëzulluar z . Ismet Reçica, afati datë 20.11.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 32 paragrafi 2).
FATBARDHA KASTRATI ; lojtare e klubit të futbollit “LLAPI“ nga Podujeva me numër të ID kartelës; 006799F95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10, në procedurë të inicuar disipinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq (përleshje me lojtaren kundërshtare) në ndeshjen e javës së  XII- të Superligës së Kosovës në futbollin kategoria e seniorëve – femrat; BAZELI 2015 – LLAPI, e zhvilluar me datë 11.11.2017 në Ferizaj (raportet nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
KËSHILLA JURIDIKE;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinore të shkallës së dytë komisionit për ankesa, në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes – publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.11.2017, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 16.11.2017
Kryetari, Dukagjin Zefi