17 nëntor, 2017 – Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Gjermanisë, prej 20 nëntorit deri më 2 dhjetor do të organizohet kursi për trajnerë të Licencës C të UEFA-s. Në këtë kurs do të ligjërojnë zyrtarë të dërguar nga UEFA dhe DFB si dhe ligjërues vendor. Kursi zyrtarisht do të fillojë më 20 nëntor dhe dhe do të mbahet në Banjën e Pejës ONIX, që ofron edhe kushtet tjera teknike siç është fusha e futbollit e KF “Onix”, ndërsa hapja do të bëhet në orën 9.00 dhe në hapje do të marrin pjesë veç krerëve të FFK-së e ligjëruesve edhe përfaqësues të Ambasadës gjermane në Kosovë.