4 janar, 2018 – Me rastin e pensionimit të punëtorit shumëvjeçar, z. Shefqet Thaqi, Federata e Futbollit e Kosovës organizoi një koktej rasti ku ishin të pranishëm presidenti Fadil Vokrri, sekretari i përgjithshëm z. Eroll Salihu, anëtarë të KE dhe punëtorë të FFK-së. Me këtë rast presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri duke i dhuruar një orë dore në shenjë mirënjohje për punën që ka bërë z. Thaqi me dekada, theksoi: “Dua që në emrin tim dhe të KE të falënderoj z. Thaqi për angazhimin dhe punën që ka bërë me vite në FFK, me një përkushtim të madh, disiplinë dhe kolegialitet të madh, që ka reflektuar edhe të tjerët për një punë të mirë kolektive”. Ndërkaq, z. Shefqet Thaqi ka falënderuar presidentin Vokrri dhe të tjerët për një bashkëpunim dhe kujdes. “Ishte një kënaqësi dhe nder për mua që të punoja dhe që pata rastin të japë kontributin tim në zhvillimin e administratës së FFK-së dhe futbollit në përgjithësi”, ka theksuar Thaqi.