9 mars, 2018 Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 09.03.2018 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve dhe shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të Çerek-finales së Kupës DIGITALB të zhvilluara me datë 06-07.03.2018 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
 
V E N D I M E
 
KF “ FERONIKELI “ nga Drenasi në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve josportive të tifozerisë së klubit të tyre (fyerjet në grupe drejtuar organeve të FFK-së) në ndeshjen e javës së ; XX-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA – FERONIKELI e zhvilluar në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren (raportet e zyrtarëve të ndeshjës)
DENOHET;
Me shqiptimin e masës disiplinore VËREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 1.
KF “ DRENICA “ nga Skënderaj në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime të pjesërishme (konfrontimet e publikut mysafir me policin e Kosovës) në organizimin e ndeshjes së javës së; XX-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve: DRENICA – GJILANI e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu“ në Skënderaj (raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e klubit të futbollit “DRENICA“ nga Skënderaj)
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 1000 (njëmijë) euro në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga dita kur vendimi bëhet plotëfuqishem.
KF “ GJILANI “ nga Gjilani në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për sjellje josportive të tifozerisë së Gjilanit – përleshje me policing e Kosovës dhe hudhje e gjasendeve në fushë gjatë ndeshjës së javës së ; XX-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRENICA – GjILANI e zhvilluar në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj (raportet e zyrtarëve të ndeshjes së zhvilluar si dhe deklarata plotësuese e klubit futbollistik “ Gjilani “ nga Gjilani)
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 1000 ( njëmijë ) euro në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishem.
FLAMUR BYTYQI; delegat i Federatës së Futbollit për vëzhgimin e ndeshjeve zyrtare, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për reagime josportive dhe tendencioze ndaj gjyqtarit të katërt Ilir Mehmeti (ofendime banale) pas përfundimit të ndeshjes së javës së; XX-të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRENICA – GJILANI e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu“ në Skënderaj (raportet zyrtare dhe deklarata plotësuese e delegatit të ndeshjes Flamur Bytyqi);
DENOHET;
Me ndalesë të kryerjes së detyrës së delegatit në kohëzgjatje për; 1 (një) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 78 paragrafi 1 pika 1.
JURGEN AGOLLI; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “KEK-u“ nga Kastrioti me numër të ID kartelës ; 009907M90, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për largim nga pankina (kundërshtim në vendimet e gjyqtarit të takimit) në ndeshjen e javës së; XIX-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BALLKANI – KEK-u e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë ( raportet zyrtare dhe deklarata plotësuese e ndihmëstrajnerit Jurgen Agolli ) ;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1.
TAHIR MORINA; trajner i portierëve në klubin e futbollit “ KEK-u “ nga Kastrioti me numër të ID kartelës 0019004M85, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për largim nga pankina (kundërshtim në vendimet e gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së XIX-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BALLKANI – KEK-u e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e trajnerit Tahir Morina ) ;
DENOHET;
Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1.
AGIM MALIQI ; përfaqësues zyrtar në klubin e futbollit “ HAJVALIA “ nga Hajvalia me numër të ID kartelës ; 006486M76 në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve josportive ( reagime në vendimet e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XIX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; HAJVALIA – KIKA e zhvilluar në Kizhnicë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e zyrtarit të klubit ; Agim Maliqi )
DENOHET ;
Me shqiptimine masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT në bazë të RRegullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1.
BETIM HAXHIMUSA ; lojtar i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani me numër të ID kartelës 000520M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 22, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e Çerek- finales së DIGITALB Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – VUSHTRRIA e zhvilluar në fushën sintetike në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve të ndeshjs )
DENOHET;
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
MUHAMET REXHEPI ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva me numër të ID kartelës 001413M88 , në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për largim nga pankina ( manifestim të sjelljeve josportive; ofendime dhe sharje të vazhdueshme drejtuar gjyqtarëve ) në ndeshjën e Çerek-finales së DIGITALB KUpës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniuorëve ; LLAPI – PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës dge deklarata plotësuese e zyrtarit të përjashtuar Muhamet Rexhepi nga klubi futbollistik “ LLAPI “ nga POdujeva )
DENOHET;
Me të holla në shumë prej ; 400 ( katërqind ) euro në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.
FLORIM BERBATOVCI ; lojtar i klubit të futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva me numër të ID kartelës ; 000205M89 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( shkëlje e qëllimshme e portierit mysafir Visar Bekaj ) në ndeshjen e Çerek-finales së DIGITALB Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – PRISHTINA e zhvilluar në ztadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET;
Me ndalesë loje për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 1 pika 1.
AGON PIRA ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ VLLAZNIA “ nga Pozharani në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor Selim Isufi ) në ndeshjën e javës së ; XXI-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VLLAZNIA – BESA e zhvilluar në stadiumin sintetik në Ferizaj me datë 05.03.2018 ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës )
DENOHET;
Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1.
UDHËZIM JURIDIK
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa në nivelin e shkallës së dytë , në afatin kohor prej ; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi , 09.03.2018, publikimit në Buletinin zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës – rrespektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, datë 09.03.2018
Kryetari, Dukagjin Zefi d.v.