Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala –anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 16.03.2018 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara më datë 10-11 e 14-15.03.2018 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave shtesë, conform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF “FERONIKELI“ nga Drenasi në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – DRENICA, e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet e zyrtarëve; fyerjet dhe sharjet banale në formë të orkestruar nga ana e tifozerisë së klubit të tyre, drejtuar tifozerisë së ekipit mysafirë) rasti është recidiv.
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 1000 (njëmijë) euro në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragarfi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.
KF “DRENICA“ nga Skënderaj në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve josportive të një grupi të tifozerisë së tyre drejtuar tifozerisë nikoqire në ndeshjen e javës së; XXII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – DRENICA, e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2.
KUJTIM MALIQI; delegat pranë Federatës së Futbollit të Kosovës për vëzhgimin e ndeshjeve zyrtare, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në kryerjen e detyrës së delegatit në ndeshjn e javës së XVII-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; 2 KORRIKU – DRITA ( ndeshje e ndërprerë minuta e 90-të, raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese )
DENOHET
Me ndalesë në kryerjen e detyrës së delegatit në kohëzgjatje për; 1 (një muaj) për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës nëbazë të Rregullores Disiplinore, neni 78 paragrafi 1.
EGZON DAKAJ; gjyqtar futbolli në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në referim ( kryerje e detyrës në mënyrë joprofesionale gjatë referimit) në ndeshjen e ndërprerë të javës së; XVII-të të Superligës së Kosovës nëfutboll për kategorinë e juniorëve; 2 KORRIKU – DRITA e zhvilluar në Prishtinë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese )
DENOHET
Me ndalesë referimi në kohëzgjatje për; 1 (një) muaj për tëgjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore, neni 78 paragrafi 1.
TONI SALIHU; lojtar i klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani, me numër të ID kartelës 001256M99 në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për ndëshkim me karton të kuq (shkaktari kryesor për ndërprerje të takimit) në ndeshjen e javës së; XVII-të , të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; 2 KORRIKU – DRITA (ndeshje e ndërprerë; përleshje e lojtarëve – raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje për; 1 (një) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit në bazë të Rregullores Disiplinore, neni 40 paragrafi 1 pika 4.
MELOS ISMAILI; lojtar i klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani me numër të ID kartelës 003164M00 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, i evidentuar si pjesëmarrës në përleshjen e krijuar dhe ndër shkaktarët për ndërprerje të ndeshjes së javës së; XVII-të të Vala Superligës për kategorinë e juniorëve; 2 KORRIKU – DRITA, e zhvilluar në Prishtinë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje për; 1 (një) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore, neni 40 paragrafi 1 pika 4.
GRANIT AVDIU; lojtar i klubit të futbollit “2 KORRIKU“ nga Prishtina me numër të ID kartelës; 002011M00 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për ndëshkim me karton të kuq për përmanifestim të sjelljeve josportive në ndeshjen e javës së; XVII-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; 2 KORRIKU – DRITA (ndeshje e ndërprerë në minutat e fundit – raportet e zyrtarëve)
DENOHET
Me ndalesëlojepër; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore, neni 39 paragrafi 3.
KF “LIRIA“ nga Prizreni, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – VËLLAZNIMI e zhvilluar më 14 mars, në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren (raportet e zyrtarëve; hedhje e gjësendëve në fushë dhe goditja e gjyqtarit të katërt Ilir Mehmeti) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen raportet shtesë nga klubi i futbollit “LIRIA“ nga Prizreni lidhur me rastin. Afati datë 19.03.2018 (Rregullorja Disiplinore, neni 32 paragrafi 1 )
SHKURTE ZEQIRI; lojtare e klubit të futbollit të femrave “ 13 QERSHORI “ nga Suhareka me numër të ID kartelës ; 010199F01, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (fyerje ndaj gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së; XIV- të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e senioreve – për futbollin e femrave; LIRIA – 13 QERSHORI, e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren me datë 15.03.2018 (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarës së përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesëlojepër ; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore, neni 39 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – Komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi, datë 16.03.2018 – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës , repektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 16.03.2018 Kryetari, Dukagjin Zefi d.v