6 maj, 2018 – Sot janë zhvilluar pesë ndeshje të javës së 31-të në Vala Superligë, ku në të gjitha ndeshjet kanë fituar skuadrat vendase. As kjo javë nuk e ka sqaruar garën për titull, pasi edhe më tutje Prishtina po e përcjell hap pas hapi Dritën, duke e bërë këtë kampionat tejet interesant.
Ndërkohë, garë e paqartë mbetet edhe për pozitën e 10-të që dërgon në barazh, ku Vëllaznimi me fitore kundër Llapit i ka rritur shpresat që në dy javët e fundit eventualisht t’i shmanget kësaj pozite, derisa Besa pas humbjes kundër Trepçës ’89 përfundimisht ka humbur të gjitha shpresat dhe për herë të parë në histori të klubit do të garojë në një rang më të ulët të garave së bashku ne Vllazninë.
Drita vazhdoi serinë pozitive, ďuke e mundur Lirinë, me rezultat 3:0, për të vazhduar në krye të tabelës me 63 pikë.
Golat për Dritën i realizuan Leotrim Kryeziu (52′), Përparim Livoreka (77′) dhe Haxhi Neziraj (83′).
Ndërkaq, Prishtina ka fituar me mjaft vështirësi kundër Gjilanit, me përmbysje të rezultatit. Të parët në epërsi kaluan gjilanasit me golin Edon Sadriut (44′), mirëpo prishtinasit kanë arritur t’i gëzohen fitores me golat e Blend Baftiut (76′) dhe Basit Khalid (89′).
 
Rezultatet
Drita – Liria 3:0
Prishtina – Gjilani 2:1
Vëllaznimi – Llapi 2:0
Trepça ’89 – Besa 2:0
Flamurtari – Vllaznia 4:1