Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 08.05.2018 – ditë e martë ora 12,00 shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjes nga java e fundit të zhvilluara me datë 05-06.05.2018 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
AGRON KORÇA; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani me numër të ID kartelës; 007064M71, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar , për largim nga hapsira teknike e lojtarëve rezervë (manifestim i sjelljeve josportive; fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor Genc Nuza) në ndeshjen e javës së XXX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – DRITA e zhvilluar me datë 02.05.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve dhe deklarata e zyrtarit të pezulluar Agron Korça)
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 200 euro (dyqind) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 08.05.2018 – respektivisht nga data e pranimit të tij (Rregullorja disiplinore neni 10 paragrafi 3.
AHMET QEHAJA; ekonom i klubit të futbollit “GJILANI“ nga Gjilani në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për manifestim të sjelljeve josportive (fyerje dhe sharje pas përfundimit të takimit drejtuar lojtarëve kundërshtar) në ndeshjen e javës së XXX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kastegorinë e seniorëve; GJILANI – DRITA e zhvilluar me date 02.05.2018 në Gjilan (raportet zyrtare dhe deklarata plotësuese e ekonomit Ahmet Qehaja);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1.
AVNI HASANI; trajner i portierëve në klubin e futbollit “FERONIKELI“ nga Drenasi me numër të ID kartelës; 008662M74 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për largim nga hapsira teknike – bankina e lojtarëve rezervë (manifestim i sjelljeve josportive; kundërshtim në vendimet e gjyqtarëve, ofendime me fjalë banale drejtuar asistentit Fatlum Berisha gjatë lëshimit të fushës) në ndeshjen e javës së XXXI-të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENICA – FERONIKELI e zhvilluar me datë 05.05.2018 në stadiumin “Bajram Aliu“ në Skënderaj i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri një kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor). Kërkohet deklarata plotësuese nga trajneri Avni Hasani, afati datë 10.05.2018 ora 12,00 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1)
KF “PRISHTINA“ nga Prishtina në procedurë të inicuar nga ana e komisionit të garave, për hedhje të mjeteve piroteknike nga ana e simpatizuesve të klubit të tyre si dhe hyrja e shikuesve në fushë minuta e 76 në rastin e shënimit të golit për të festuar bashkarisht me lojtaret në ndeshjen e javës së XXXI-të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – GJILANI e zhvilluar me datë 06.05,2018 në stadiumin “Shahin Haxhiislami“ në Pejë (raportet zyrtare) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet raporti plotësuese nga zyrtari klubit të futbollit “ Prishtina “ nga Prishtina lidhur me rastin. Afati date 10.05.2018 (Rregullorja dispiplinore neni 32 paragrafi 1).
SEVERIN ELEZAJ; kryetrajner në klubin e futbollit “DUKAGJINI“ nga Klina me numër të ID kartelës; 002579M81 në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit të garave, për largim nga hapsira teknike – bankina e lojtarëve rezervë nga ana e gjyqtarit (fjalosje dhe ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së XXVIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KOSOVA – DUKAGJINI e zhvilluar me datë 05.05.2018 në Prishtinë (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor) Kërkohen deklarata plotësuese nga gjyqtaret lidhur me rastin. Afati datë 10.05.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragarfi 1).
BEQ ALIÇKI; lojtar i klubit të futbollit “LUGU I BARANIT“ nga Lugu Baranit me numër të ID kartelës; 010115M96 dhe licencuar me numër të fanelës 14 në Federatën e Futbollit të Kosovës, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së XXX-të, të Ligës së Dytë – Grupi A kategoria e seniorëve; DEÇANI – LUGU I BARANIT, e zhvilluar me datë 06.05.2018 në stadiumin e qytetit në Deçan (raportet zyrtare dhe deklaratat plotësuese)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
VLLAZNIM PIREVA; lojtar i klubit të futbollit “DARDANET“ nga Peja me numër të ID kartelës 009603M83 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 4, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së XXX-të të Ligës së Dytë – Grupi A, kategoria e seniorëve; RILINDJA E KOSOVËS – DARDANET e zhvilluar me datë 05.05.2018 në Gjakovë (raportet zyrtare nga ndeshja dhe deklaratat plotësuese)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 2.
MERDIN OSMANOVIQ; lojtar i klubit të futbollit “BEHARI“ nga Vitomirica e Pejës me numër të ID kartelës 001830M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për figurim – paraqitje e rrejshme në protokollin zyrtar të ndeshjes së javës së XXX-të të LIgës së Dytë të Kosovës në futboll – Grupi A, kategoria e seniorëve; BEHARI – ISTOGU e zhvilluar në Vitomiricë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar, prej nga vërtetohet së është bërë mashtrim nga klubi nikoqir; fotografimet e lojtarit me zyrtarin e ndeshjes); i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave – lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari Merdin Osmanoviq, për keqpërdorim të kartelës së identifikimit nga pala tjetër. Afati datë 10.05.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
MIFTAR RAMA; kryetrajner i klubit të futbollit “BEHARI“ nga Vitomirica e Pejës në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mashtrim dhe sjellje në lajthitje të komisionit dhe personit zyrtar në rastin e aktivizimit të lojtarit të paidentifikuar në lojë në vend të lojtarit të pa qenë Merdin Osmanoviq në ndeshjen e javës së XXX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi A, BEHARI – ISTOGU e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Miftar Rama lidhur me rastin. Afati datë 10.05.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 2).
QENDRESA BAJRA; lojtare e klubit të futbollit të femrave “MITROVICA“ nga Mitrovica“ me numër të ID kartelës 000194F92 në procedurë të inicuar nga ana e komesares së garave, për ndëshkim me karton të kuq (kacafytje me lojtaren kundërshtare) në ndeshjen e KUPES së Kosovës; KFF “KOSOVA“ – KFF “MITROVICA“ e zhvilluar me datë 02.05.2018 në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës sëFutbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
ERISONA MALIQI: lojtare e klubit të futbollit të femrave “KOSOVA“ nga Prishtina me numër të ID kartelës; 004264F99 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesares së garave për ndëshkim me karton të kuq (kacafytje me lojtaren kundërshtare) në ndeshjen e Kupes së Kosovës për futbollin e femrave KFF “KOSOVA“ – KKF “MITROVICA“ e zhvilluar me datë 02.05.2018 në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar);
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 08.05.2018 – respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, date 08.05.2018
Kryetari , Dukagjin Gashi d.v.