Telegram urimi
Prishtinë, 21 maj 2018
Të nderuar drejtues, futbollistë, shtab teknik dhe adhurues të FC ”Drita”!
Me lejoni që në emrin tim dhe të KE të ju uroj për fitimin e titullit të kampionit në Vala Superligën për edicionin 2017/2018, që për Ju është i dyti në histori të klubit, pas një kampionati tejet interesant, të fortë, fair play dhe me rivalitet sportiv.
Po ashtu ju uroj suksese në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, me shpresën dhe dëshirën që pjesëmarrja e juaj në garën elite të futbollit evropian të jetë e suksesshme dhe që në mënyrë të denjë ta prezantoni futbollin e Kosovës.
Me respekt
Fadil Vokrri, president i FFK-së