26 korrik, 2018 – Krahas punëve në përfundim e sipër në stadiumin ”Fadil Vokrri” po vazhdojnë edhe përgatitjet për ndeshjen testuese të 28 korrikut, që do të zhvillohet ndërmjet veteranëve të KF ”Flamurtarit” nga Vlora, veteranëve të FC ”Prishtina” dhe një ekip i përbërë nga politika dhe estrada. Tashmë dihen pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe të klubit Prishtina sikur edhe njerëzit nga politika dhe disa emra nga estrada. Edhe në opinion po mbretëron një interesim i madh për faktin që tash e dy vite stadiumi i qytetit ka qenë në rinovim dhe tashmë ky stadium do të mbajë emrin e legjendës së futbollit dhe ish presidentit të FFK-së “Fadil Vokrri”. Prandaj shumë e natyrshme që njerëzit duan të jenë të pranishëm për ta parë dhe shijuar këtë ndryshim rrënjësor aq më parë që ndeshja do të zhvillohet prej orës 20.00 nën dritat e reflektorëve që i japin hijeshi shtesë stadiumit buzë Arbërisë. Ndaj FFK-ja u bënë thirrje të gjithë adhuruesve që të jenë në numër sa më të madh e hyrja është falas dhe tash stadiumi ofron komoditet të madh. Po ashtu numri i madh i shikuesve, do të jetë edhe një nga testet që do të ketë ky stadium nga Inspektorët e UEFA-s e të cilët do të japin licencën për t’u zhvilluar ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kombeve që fillojnë në shtator. Kjo ndeshje do të jetë e mirëseardhur edhe për media ku do të kenë rastin të shohin disa nga yjet e futbollit të viteve të 80 e 90-ta nga Shqipëria dhe Kosova.
Skuadrat pjesëmarrëse
KF ”Flamurtari” Vlorë
1. Vasil Ruçi
2. Perlat Musta
3. Artur Lekbello
4. Kreshnik Cipi
5. Rrapo Taho
6. Roland Iliadhi
7. Vangjel Laluci
8. Përparim Lushaj
9. Qerem Memushi
10. Dritran Resuli
11. Latif Gjondeda
12. Dritan Sadedini
13. Gert Haxhiu
14. Fjodor Xhafa
15. Saimir Haxhiu
16. Koto Zilja
17. Roland Meli
18. Rexhep Rexhepi
19. Gentian Mezani
FC “Prishtina”
1.Shukri Paqarada
2.Ahmet Beselica
3. Arbnor Morina
4. Nazmi Rama
5. Isa Sadriu
6. Fadil Berisha
7. Eroll Salihu
8. Muharrem Sahiti
9. Besnik Kollari
10. Adil Vokrri
11. Sunaj Keçi
12. Kushtrim Munishi
13. Suad Keçi
14. Bedredin Gjinali
15. Abdyl Bellopoja
16. Arsim Abazi
17. Fatmir Namani
18. Ramiz Krasniqi
19. Afrim Toverlani
20. Gramoz Vokrri
Shtabi teknik
1. Ajet Shosholli
2. Shfeshet Sinani
3. Ramdan Cimili
4. Jusuf Tortoshi
Ekip i Politikës dhe Estradës
Politika
1. Kujtim Gashi (PDK)
2. Bekim Haxhiu (PDK)
3. Armend Zemaj (LDK)
4. Ahmet Isufi (AAK)
5. Rasim Demiri (AAK)
6. Bilall Sherifi (NISMA)
7. Shpend Ahmeti(PSD)
8. Dardan Sejdiu (PSD)
9. Abert Kinolli (PRO+6)
Estrada
1. Meda
2. Blero
3. Osman Azemi
4. Ermali
5. DJ PM
6. DJ DAGZ
7. Mensur Safçiu
8. UKI
9. Esheref Durmishi
10. Armedn Ismajli
11. Vedat Bajrami