Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 17.08.2018, ditë e premte ora 12:00, shqyrtoi procedurën e inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave lidhur për ndeshjen e Superkupës së Kosovës në futboll për kategorinë seniorëve; DRITA – PRISHTINA, e zhvilluar me datë 13.08.2018 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë, dhe për të njejtën duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe incizimeve televizive sjelli këtë;
V E N D I M
KF “ DRITA “ nga Gjilani dënohet me të holla në shumë prej; 10,000.00 (dhjetë mijë) euro dhe me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve zyrtare sipas radhës në fushën e vetë pa praninë e shikuesve.
A r s y e t i m
Komisioni në rastin e sjelljës së këtij vendimi për bazë pati raportet e zyrtarëve, raportet plotësuese nga faktori ndërkombëtar UEFA të cilët ishin monitorues të organizimit të ndeshjes me rastin e inaugurimit të stadiumit “Fadil Vokrri“ në Prishtinë, incizimet televizive si prova valide prej nga vërtetohet së spektatoret e ekipit të KF “ Drita “ nga Gjilani paten sjellje të gabuar, duke hedhur fishekzjarre në fushë të cilët dukshëm e kontaminuan ajrin dhe penguan rrjedhen e ndeshjës si dhe të njëjtit përdoren shprehje fyese drejtuar ekipit dhe spektatorëve kundërshtar në disa raste gjatë zhvillimit të ndeshjes përkunder paralajmërimeve para fillimit të takimit nga ana e organeve të FFK-së, se ndeshja është duke u përcjellur nga inspektoret e FIFA-së dhe së kujdesi duhet të jetë i veçantë, të njëjtit nuk përfillen këto rekomandime. Këto ishin prova bazë për Komisionin disiplinor që t’i referohet Rregullores së garave neni 39 pika 1,2, 3. si dhe Rregullores disiplinore neni ; 8 pika 4/c dhe e, neni 29 (rast i rëndë), neni 50 paragrafi 1 pika 3 si dhe neni 51 paragrafi 1 pika 1.
KËSHILLA JURIDIKE;
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve, nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtyare të Federatës së Futbollit të Kosovës – datë 17.08.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 17.08.2018
Kryetari, Dukagjin Zefi