Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdy Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 4.12.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 17-të në IPKO Superligë dhe të javës së 16-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019, me rezultatet e arritura në fushë, me përjashtim të ndeshjes Bashkimi – Arbëria.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, prandaj nuk gjeti prova për inicime disiplinore.
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj lojtarit të KF “Onix” Astrit Berisha menr lic 7 nr ID 004654M97 (motivi- grushtim i lojtarit kundërshtar në ndeshjen KF 2 Korriku – KF Onix, e zhvilluar në Prishtinë më datë 02.12.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj përfaqësuesit të KF “2 Korriku” Rushit Ballovci (motivi- përjashtim nga bankina në min e 72-të pas protestave të shumta ndaj referit kryesor në ndeshjen KF 2 Korriku – KF Onix, e zhvilluar në Prishtinë më datë 02.12.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj KF “Vushtrria” (motivi—lëshim në organizimin e ndeshjes për shkak të hyrjes së disa shikuesve në fushë në min e 35 si dhe pas përfundimit të pjesës së parë ku rreth 20-30 tifozë të ekipit vendas nga tribuna lindore kanë kaluar rrethojat dhe kanë tentuare t’i sulmojnë tifozët mysafirë të KF Vëllaznimit, ku ishin të vendosur në tribunën perëndimore, në atë moment ka ndërhyrë policia dhe të njëjtit janë kthyer në tribunën lindore, ndërsa janë të arrestuar 3 tifozë vendas nga ana e policisë) sipas raportit të peronave zyrtarë të ndeshjes.
4.Ndaj KF “Vëllaznimi” (motivi- shkaku i hedhjeve të mjeteve plasëse piroteknike, ku disa ishin shumë afër asistentit të parë F.Berisha në ndeshjen KF Vushtrria – KF Vëllaznimi, e zhvilluar në Vushtrri me datë 02.12.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
5.Ndajndimëstrajnerit të KF “Bashkimi K“, Shefket Canaj me nr ID 009406M61 (motivi-ofendim në asistentin e parë në min e 86 dhe që ishte arsyeja e përjashtimit të tij nga bankina në ndeshjen KF Bashkimi – KF Arbëria e zhvilluar në Koretin më datë 02.12.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.15 dt. 04.12.2018