Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 12.03.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 22-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj kryetrajnerit të KF “Drenica“ Tahir Lushtaku me nr ID 010175M70 (motivi-ne min e 88 pas golit të anuluar për pozitë jashtë loje ndaj KF Drenica kryetrajneri Tahir Lushtaku vrapon me vrull drejt asistentit të parë M.Berisha dhe e fyen rëndë me tone të larta, ku pas fyerjes së vazhdueshme largohet nga bankina në ndeshjen KF Liria – KF Drenica, e zhvilluar në Prizren me datë 10.03.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj ndimëstrajnerit të KF ”Flamurtari” Labinot Qosa me nr ID 001909M85 (motivi- largim nga bankina me insistimin e referëve shkaku i fyerjeve ndaj referit kryesor në ndeshjen KF Flamurtari – KF Ballkani, e zhvilluar në Pishtinë me datë 10.03.2019) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.12 dt. 12.03.2019
Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdy Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 12 03.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 19-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë me perjashtim të ndeshjes KF Trepça – KF Istogu me 30 min vonesë dhe ndeshja KF Vllaznia (P) – KF Vushtrria me 8 minuta vonesë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj lojtarit të KF “Arbëria D” Ardit Miftari me nr lic1 dhe nr ID 001991M99 (motivi- lojë me dorë si lojtar i fundit në ndeshjen KF Arbëria – KF Drenasi, e zhvilluar në Lipjan me datë 09.03.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj lojtarit të KF “Vushtrria” Burim Sadiku me nr lic 26 dhe nr ID 000935M88 (motivi-ofendim i rëndë ndaj referit kryesor në ndeshjen KF Vllaznia P – KF Vushtrria, e zhvilluar në Pozharan me datë 10.03.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj lojtarit të KF “Vushtrria” Visar Imeri me nr lic 3 dje nr ID 000792M98 (motivi- tentim sulmi ndaj referit kryesor pas mbarimit të ndeshjes KF Vllaznia P – KF Vushtrria, e zhvilluar në Pozharan me datë 10.03.2019) sipas rapotit të personave zyrtarë të ndeshjes.
4.Ndaj lojtarit të KF “Vushtria“ Korab Hasani me nr lic 4 dhe nr ID 001600M91 (motivi- sharje të rënda pas përfundimit të ndeshjes KF Vllaznia P – KF Vushtrria, e zhvilluar në Pozharan me date 10.03.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
5.Ndaj KF “Vllaznia P” (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes ku në min 20,36 60 dhe 88 shikuesit e KF Vllaznia në kor fyen dhe ofenduan shikuesit mysafirë si dhe pas shënimit të golit disa shikues nga vendasit futen në fushë për të festuar golin me ekipin vendas në ndeshjen KF Vllaznia – KF Vushtrria e zhvilluar në Pozharan me datë 10.03.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
6.Ndaj kryetrajnerit të KF “Vllaznia P” Ali Osmani me nr ID 0192M60 (motivi- pas përfundimit të pjesës së parë deri sa 3-shja e referëve futet në zhveshtore aty afrohet kryetrajneri A.Osmani dhe ju thotë “keni kujdes çka jeni duke bërë, kqyrni se nuk ua qet mirë”) sipas personave zyrtarë të ndeshjes.
7.Ndaj KF “ Vushtrria” (motivi- fyerje dhe sharje në kor min 24, 32 , 68 dhe 80 ndaj tifozerisë vendase në ndeshjen KF Vllaznia P – KF Vushtrria në Pozharan me datë 10.03.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.17 dt. 12.03.2019