3 maj, 2019 – Për 24 trajnerë të futbollit, sot, janë dorëzuar licencat për kategorinë “C”, të cilët më parë kishin ndjekur trajnimin. Në një ceremoni rasti trajnerët i ka përshëndetur drejtori teknik Michael Nees, i cili u tha trajnerëve se ne besojmë se këto licenca do t’u hyjnë në punë dhe do t’i përdorni me sukses në mjediset e juaja.
Të pranishëm ishin edhe Predrag Joviç nënkryetar i FFK-së, z. Arianit Ahmeti zv.sekretar dhe Sanije Krasniqi , menaxhere e Grassroots. Me këtë rast zv. sekretari Arianit Ahmeti foli për përkushtimin e FFK-së për avancimin e kuadrove të futbollit dhe theksoi rëndësinë që ka licencimi i trajnerëve të rinj.