Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 28.05.2019, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve garuese pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit për kundërvajtësit dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare nga ndeshjet e zhvilluara, konform dispozitave te Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
IDRIZ HAJDARI; zyrtar (përgjegjës për siguri) i KF “BALLKANI“ nga Suhareka me numër të ID kartelës; 009818M82, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për largim nga hapësira teknike (reagime në vendimet e gjyqtarëve) në ndeshjen e javës së; XXXIII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BALLKANI – DRITA, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suhareke, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1; DËNOHET; me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT.
KF “DUKAGJINI“ nga Kilna në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së; XXX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DUKAGJINI – DRENASI, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Klinë (hedhje e petardeve dhe mjeteve tjera piroteknike në këndin e terrenit jashtë fushës së lojës), bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 1; DENOHET; me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT.
KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova (kategoria e juniorëve) në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për mos udhëtim në zhvillimin e ndeshjes së javës së; XXX-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; FERONIKELI – VËLLAZNIMI , bazuar në Propozicionet e Garave neni 57 paragrafi 1; DËNOHET; me marrjen e minus; 3 (tri) pikëve, nga pikët e përgjithshme të fituara.
ARBER BULLIQI; lojtar i KF “FUSHË KOSOVA” nga Fushë Kosova (kategoria e juniorëve) me numër të ID kartelës; 003013M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 4, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (ofendime dhe sjellje josportive ndaj gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së; XXX-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; PRISHTINA – FUSHË KOSOVA, e zhvilluar në Prishtinë. Bazuar në raportet e zyrtarëve konform Rregullores disiplinore neni 41 pika b/1; DËNOHET; me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
FITORE HALILI; lojtare e KFF (klubit të futbollit të femrave) “LLAPI“ nga Podujeva me numër të ID kartelës; 006053F99 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së; XXV-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për femra; KFF “INTELEKTUALET“ – KFF “LLAPI“ e zhvilluar në Gjilan (materiali shtesë), bazuar në Rregulloren disiplinore neni 41 pika b/1 ; DËNOHET; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KFF “MITROVICA“ nga Mitrovica në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për mos udhëtim në zhvillimin e ndeshjes së javës së; XIII-të të Ligës së Kadetëve në futboll për femra; U:16; KFF “FERIZAJ“ – KFF “MITROVICA“ , bazuar në Propozicionet e garave, neni 57 paragrafi 1; DENOHET ; me marrjen e minus; 3 (tri) pikëve negative, nga pikat e përgjithshme të fituara.
KËSHILLA JURIDIKE;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë, komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi, publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 28.05.2019
Kryetari, Dukagjin Zefi