6 qershor, 2019 – Presidenti Agim Ademi bashkë me nënkryetarin Bakir Burri dhe sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu kanë arritur në Podgoricë. Ata së bashku edhe me anëtarët e KE-së, Predrag Jovic e Mirsad Çollaku e kanë ndjekur stërvitjen 3 fundit të Kombëtares para ndeshjes së nesërme kundër Malit të Zi.
I pranishëm ishte edhe ambasadori i Kosovës në Podgoricë, Skender Durmishi me stafin e tij.
Presidenti Ademi erdhi në Podgoricë nga Parisi, ku mori pjesë në Kongresin e FIFA-s dhe tani do të jetë në përkrahje dhe motivim të lojtarëve. Pas stërvitjes presidenti Ademi u shpreh: “Kam besim në ekipin tonë dhe pres një lojë të mirë. Ndeshja është shumë e rëndësishme dhe e rëndë. Normalisht pres edhe rezultat pozitiv. Këtë nuk e them vetëm sepse kam dëshirë që kjo të ndodhë por këtë e bazoj në kualitetin e futbollistëve dhe punën e mirë të shtabit dhe gjithë stafit. Futbollistët do t’i mbështesim dhe do t’i motivojmë në të gjitha aspektet për të nxjerrë më të mirën nga ta. Po ashtu pres një lojë fer dhe korrekte nga fqinjtë tanë”.