SC “ GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për dëmtime të evidentuara në pankinën e hapësirës teknike në të cilën ishin të vendosur lojtarët dhe zyrtarët e klubit gjilanas gjatë ndeshjes; FC “Prishtina“ – SC “Gjilani“ e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes), bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i hapet procedura disiplinore deri në kompletimin e provave – lëndës . Kërkohet deklarata plotësuese nga SC “ Gjilani “ nga Gjilani – zyrtari klubit për atë ndeshje lidhur me rastin, kurse nga FC “Prishtina“ nga Prishtina kërkohet sjellja e faturës lidhur me dëmet e shkaktuara, bazuar në vlerësimet e konstatuara afati datë 01.10.2019.

KF “ FERIZAJ “ nga Ferizaj në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes; KF “Ferizaj“ – KF “Drenica“ e zhvilluar me datë 23.09.2019 (raportet zyrtare; personat të pa autorizuar në hyrje të lokaleve ofenduan rëndë asistentin e parë dhe kryetrajnerin e Drenicës, hudhje e shisheve plastike në fushë dhe sharjet në kor nga ana e spektatorëve venda), bazuar në nenin 51 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1; dënohet me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KF “VLLAZNIA“ nga Pozharani , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes; KF “Vllaznia“ – KF “Vitia“ e zhvilluar në Sadovinë (raportet zyrtare), bazuar në nenin 32 paragrafi 1 (në mungesë të provave shtesë) i hapet procedura disiplinore deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen raporte plotësuese nga zyrtarët e të dy klubeve lidhur me rastin. Afati datë 01.10.2019.

VIGAN VELIAJ; lojtar i klubit të futbollit “KEK-u“ nga Kastrioti në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen; KF “KEK-u“ – KF “Dardana“ e zhvilluar në stadiumin “Agron Rama“ në Obiliq, dënohet; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ARDIAN BASHA; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “Ballkani“ nga Suhareka në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për për ndëshkim me karton të kuq (raportet zyrtare; fyerje, ofendime dhe kërcënime drejtuar asistentit) në ndeshjen; KF “Ballkani“ – KF “Vushtrria“, e zhvilluar në Suharekë. Bazuar në nenin 41 paragrafi 2 pika a/4 ; dënohet me ndalesë të kryerjes së funksionit të trajnerit në klub për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës, të organizuara nga ana e Federatë së Futbollit të Kosovës.

ABEDIN ZEKA; kryetar i klubit të futbollit “Trepça 89“ nga Mitrovica, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave; motivi; pas përfundimit të pjesëlojës së parë në korridoret e zhveshtoreve i drejtohet gjyqtarit kryesor me fjalët; “Ke ardhur me vendos lojën para së me përfunduar, shihemi nesër”, në ndeshjen; KF “Drita“ – KF “Trepça ’89“, e zhvilluar në Gjilan. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 1 i shqiptohet masa disiplinore; Vërejtje e fundit.

ALBAN SHALA; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “Liria“ nga Prizreni në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (raportet zyrtare sjellje josportive drejtuar gjyqtarëve) në ndeshjen; KF “Onix Banja“ – KF “Liria“ e zhvilluar në Istog, bazuar në nenin 41 paragrafi 2 pika a/4 i Rregullores disiplinore; dënohet; me ndalesë në kryerjen e funksionit të trajnerit në klub për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ARDIAN MUSTAFA; lojtar i klubit të futbollit “Vitia“ nga Vitia në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave manifestim të sjelljeve josportive (raportet zyrtare; fyerje e rëndë e treshes së gjyqtarëve pas përfundimit të takimit) në ndeshjen KF “Vllaznia“ – KF “Vitia“ e zhvilluar në Sadovinë, bazuar në nenin 41 paragrafi 2 pika b/1 i Rregullores disiplinore; dënohet; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ALBIN BEKAJ; lojtar i klubit të futbollit “Ramiz Sadiku“ nga Prishtina në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (raportet zyrtare; minuta 80 ofendime dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor Ilir Mehmeti) në ndeshjen; KF “Ramiz Sadiku“ – KF “Trepça“ e zhvilluar në Prishtinë, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika b/1; dënohet me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

NASUF BERISHA; lojtar i klubit të futbollit “Fushë Kosova“ nga Fushë Kosova me numër të ID kartelës 004350M92 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen në ndeshjen; Minatori – F.Kosova, bazuar në nenin të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 3 pika b/1 i Rregullores së garave; dënohet; me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF “BESA“ nga Peja në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për mosudhëtim në zhvillimin e ndeshjes së radhës për kategorinë e juniorëve të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; KF “Gjakova“ – KF “Besa“, bazuar në Rregulloren disiplinore i shqiptohet masa disiplinore ; verejtje e fundit.

KF “ MALISHEVA “ nga Malisheva, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për mos paraqitje në fushë në zhvillimin e ndeshjes së radhës për kategorinë e juniorëve të Ligës së parë ; KF “ Malisheva “ – KF “ Ulpiana “ , bazuar në Rregulloren disiplinore i shqiptohet masa disiplinore; Vërejtje e fundit.

AMIR SEKIRAQA; lojtar i SH.K.F “ Kurda “ nga Prishtina me numër të ID kartelës 000663M04, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e Superligës së Kosovës për kategorinë e kadetëve në nivel nacional Kurda – Prishtina; bazuar në nenin 41 paragrafi 3 pika b/1 të Rregullores disiplinore; denohet me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ARBRESHA TOSKA; lojtare e KFF “ Intelektualet “ nga Gjilani me numër të ID kartelës 017373F01 në procedure të inicuar nga ana e Komesares së Garave, për ndëshkim me karton të kuq (raportet zyrtare ; ndërhyrje e palejuar si lojtare fundore në lojtaren kundërshtare) në ndeshjen e Ligës së parë për femra; KFF “Intelektualet“ – KFF “Feronikeli“, e zhvilluar me datë 20.09.2019 në Gjilan, bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; dënohet; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF “BESA“ nga Peja, për mospërmbushje të obligimeve ndal ish-lojtarëve në ankimim në përputhje me kontratat e lidhura klub – lojtar dhe të vertetuara në Federatën e Futbollit të Kosovës i hapet procedura disiplinore. Kërkohet nga klubi futbollistik që deri me date 03.10.2019 ora 16.00 të shlyejë borgjet e mbetura, në të kundërtën do të zbatojë nenin 66 paragrafin 1 dhe 2 të Rregullores Disiplinore.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë ;, komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve , nga data e sjelljës së vendimeve – publikimit të tyre në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 26.09.2019
Kryetari, Dukagjin Zefi