Komisioni i futsallit i përbërë nga tre anëtarët Rasim Gimolli kryetar, Agimi Avdyli anëtar dhe Arben Zhjeçi anëtar në mbledhjen e mbajtur me datë 22.01.2020 shqyrtoi procedurën e iniciuar nga Komisari i Garave për  FC Vitia dhe Enver Halili trajner i FC Vitia dhe mori këtë


Vendim

FC Vitia në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar për lëshimin e fushës (parketit) kategoria e seniorëve FC “Prishtina01” – Fc “Vitia” e zhvilluar në Prishtinë;

(raportet e zyrtarëve: lëshimi i fushës (parketit) në min.33-të për të mos u kthyer më për ta vazhduar ndeshjen.

Dënohet me marrjen e tri (3) pikëve negative (bazuar në Rregulloren disiplinore, neni 55 paragrafi 6).

 

Enver Halili, trajner i FC Vitia në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar, për shkak së cytjes të ekipit për lëshimin e fushës (parketit) në  ndeshjen e rrethit të 3-të Kupa e Kosovës kategoria e seniorvec Fc “Prishtina01” – “Fc Vitia e zhvilluar në Prishtinë;

Dënohet: me katër (4) ndeshje ndalës në kryerjen e detyrës në të gjitha garat zyrtare të organizuara nga Komisioni i futsallit të FFK-së, bazuar në nenin 55 paragrafi 1.