Komisioni i Garave i IPKO Superligës në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 16.06.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2019/2020, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:


V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 24-t të Ipko Superligës në futboll për edicionin 2019/2020 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

Inicime disiplinore

-ndaj KF Flamurtari; motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes Flamurtari – Ballkani, java e 24-t; Prezenca e personave të paautorizuar në tribinat e stadiumit jashtë listës së prezentuar nga të dyja klubet, në kundërshtim me vendimet e FFK-së dhe rekomandimet e IKSHPK-së. Sipas raportit zyrtar të delegatit të ndeshjes dhe xhirimeve televizive.

-ndaj KF Ballkani; motivi: Pas përfundimit të ndeshjes është thyer xhami i deres së deshtores nga stafi i KF Ballkani, ku ishin të vendosur, në ndeshjen Flamurtari – Ballkani.

-ndaj kryetarit të KF Trepça ’89, Abedin Zeka; motivi; Akuzon, shpif dhe ofendon rënd organet dhe personat zyrtar të FFK-së, në emisionin sportiv të KTV-së, të datës 14.06.2020 dhe në deklaratën për media të KF Trepça ’89 pas përfundimit të ndeshjes Trepça ’89 – Drita, java e 24-t.

-ndaj kryetrajnerit të KF Llapi, Tahir Batatina, ID 001144M77; motivi; pas përfundimit të ndeshjes Llapi – Drenica, me rastin e prononcimit për media dhe në emisionet tjera televizive, akuzon, shpif dhe ofendon organet e FFK-së dhe personat zyrtar të FFK-së, qëështë në kundërshtim me etiken sportive për një trajner futbolli si dhe në kundërshtim me rregulloren e FFK-së. Këto deklarata ofenduese i njejti i ka bër në vazhdimësi me rastin e prezentimeve në media.

-ndaj sekretarit të KF Llapi, Muhamet Rexhepi, ID 001413M88; motivi; pas përfundimit të ndeshjes në korridorin para deshtores së ekipit vendas kishte tollovi dhe zhurëm, ku në bazë të deklaratës së zyrtarëve të ndeshjes, sekretari i KF Llapi, Muhamet Rexhepi, me tone të larta akuzonte futbollistët Labinot Osmani dhe Mentor Zhdrella për shitjen e ndeshjes Llapi – Drenica, java e 24-t. Vlen të theksohet se i njëjti ishte nën masën e dënimit të shqiptuar nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.

-ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF Llapi, Bajram Bejtullahu, ID 020189M82, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq. Fyerje të rënda ndaj referve gjatë ndeshjes.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Me respekt
Komisioni i Garave i FFK-së
Abdyl Bellopoja, kryetar