Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 14.05.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjes finale të kupës së Kosovës në futboll Dukagjini – Llapi edicioni 2020-201. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjes mori këto:

VENDIME

Delegati i ndeshjes Sharri –Dushkaja, Sabri Dërmaku, për shkak të mosparaqitjes reale të situatës me rastin e ndërprerjes për 10 minuta të ndeshjes Sharri – Dushkaja, xhiro e 27-të Liga e Dytë, zhvilluar me 09.05.2021. Bazuar në nenin 82 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore: Dënohet me ndalesë ushtrimi të detyrës së delegatit me kohëzgjatje prej 1 (një) muaj.

Hapje e procedurës disisplinore:
-ndaj trajnerit të portierëve të KF “Dukagjini”, Sami Gashi me nr ID 002834M75. Për shkak të reagimeve të ashpra dhe jo sportive në drejtim të gjyqtarëve me ç’rast ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës Dukagjni – Llapi. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore;
PEZULLOHET pa të drejtë të ushtrimit të detyrës deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë shtesë nga i lartpërmenduri. Afati datë: 18.05.2021 ora 13:00.

-ndaj kryetrajnerit të KF “Dukagijni”, Armend Dallku me nr ID 000613M83. Pas përfundimit të ndeshjes, në prononcim për media akuzon gjyqtarin kryesor për favorizimin e FC “Llapi”. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore;
Kërkohet deklaratë shtesë nga i lartpërmenduri. Afati datë: 18.05.2021 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditëve nga data e sjellje së këtij vendimi ; datë 14.05.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 14.05.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku