Sot më 24 shtator, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, nën drejtimin e Fadil Vokrrit kryetar, mbajti mbledhjen e vet të radhës ku pikë kryesore ishte rrjedha e deritashme të kampionatit. KE konstatoi se me gjithë disa probleme që u shfaqen në javën e dytë e të tretë, pas marrjes së masave nga ana e Komisioneve, garat kanë shtuar cilësi në organizim, cilësi të mirë dhe po ashtu është shtuar edhe numri i shikuesve nëpër stadiume. Për këtë flasin shumë ndeshje të cilat krijuan atmosfera të vërteta sportive. Po ashtu u analizuar edhe puna e Komisioneve ku u konstatuar se të gjitha organet relevante kanë qenë në nivelin e detyrave, duke dëshmuar respektim të plotë të Akteve normative, profesionalizëm dhe paanshmëri. Në këtë drejtim KE falënderon klubet për një organizim të mirë, grupet adhuruesve për anim korrekt si dhe komisionet për punë të mirë, duke i inkurajuar që të vazhdohet me këtë trend të mirë ta garave. Po ashtu KE theksoi nevojën që edhe Liga e parë të monitorohet më shumë në të ardhmen, sikur edhe rangjet tjera të garave, në mënyrë që në të gjitha rangjet garuese të ketë rregullshmëri të garave në kuadër dhe në harmoni me aktet normative dhe synimet e lojës së futbollit.