23 nëntor, 2021 – Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 15-të në BKT Superligë. Prishtina ka shënuar fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Abdullah Ibrakoviq, duke e mposhtur Feronikelin në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat 2:0. Golat për bardhekaltrit i shënuan Leonit Abazi dhe Bleart Tolaj. Ndërkaq, në takimin tjetër Dukagjini e Ulpiana luajtën baras, 1:1. Ulpiana kaloi e para në epërsi me golin e Ermir Rezir, në minutën e 55-të, ndërsa Dukagjini barazoi me anë të kapitenit Altin Merlaku në minutën e 81-të.