Prishtinë, 29 janar, 2022

E nderuara Familje Sfarqa!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Avdullah Sfarqa, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, të gjyqtarëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta.

Avdullah Sfarqa ishte pjesë e një familje intelektuale dhe atdhetare që kontribuoi shumë jo vetëm për sportin, por në përgjithësi për vendin. Avdullahu ishte një atedhetar i madh, njeri i urtë e me virtyte të larta intelektuale e sportive.

Ai dha kontributin e tij në futboll si gjyqtar autoritativ para dhe pas luftës, derisa gjithmonë ishte përkahës i futbollit dhe i talenteve të reja.

Ngushëllime familjes Sfarqa, miqve dhe dashamirëve të të ndjerit.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së