2 nëntor, 2023 – Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për “Elite Round” në Ligën e Kampionëve në futsall, ku kampioni i vendit tonë, FC Prishtina 01 ka mësuar sot kundërshtarët, me të cilët do të ballafaqohet në këtë fazë të garave.
FC Prishtina 01 do të luajë në Grupin B së bashku me klube të njohura: Benfica (Portugali), Kairat Almaty (Kazakistan) dhe Dobovec (Sllovenia).
Kampioni i Kosovës është në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë, pas paraqitjeve spektakolare në Poloni dhe Lituani.
Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen nga 28 nëntori deri më 3 dhjetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.