Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala
dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 24.11.2023 shqyrtoi procedurat e
hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 14-të të Albi Mall
Superligës dhe xhiros së 12-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve
tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve
dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

Lojtari i KF “ Ferizaj” , Labinot Salihu nr fanelle 20 dhe nr ID 026546M07. Në ndeshjen e xhiros së 14-të
të Superligës së kadetëve Ulpiana –Ferizaj, ndëshkohet me karton të kuq (ofendim ndaj gjyqtarit).
Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2
(dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC “ Prishtina “ , Bleron Hashani nr fanelle 34 dhe nr ID 002837M05. Në ndeshjen e xhiros
së 14-të të Superligës së juniorëve Fushë Kosova –Prishtina , ndëshkohet me karton të kuq (ndërhyrje
lojtari I fundit). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet
me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC “ Podujeva “ , Florijan Selimi nr fanelle 5 dhe nr ID 001491M06. Në ndeshjen e xhiros
së 12-të të Ligës së Parë të juniorëve ndëshkohet me karton të kuq ( ndërhyrje e palejuar). Bazuar
në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy)
ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor
të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së
këtij vendimi; datë 24.11.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të
Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 24.11.2023
Komisioni disiplinor; shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku