14 dhjetor, 2023 – Kombëtarja e Kosovës në futsall ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të ndeshjeve miqësore të këtij muaji. Pas fitores ndaj Arabisë Saudite në Shkup (2:1), Dardanët e futsallit e kanë mposhtur edhe Hungarinë, me rezultat 6:3.

Kapiteni Ramadan Alaj shënoi tre gola në këtë përballje. Me dy gola kontribuoi Drilon Maxharraj, ndërsa një gol e shënoi Melos Kelmendi.

Të përzgjedhurit e Agon Ramadanit e zhvillojnë edhe një ndeshje tjetër miqësore me Hungarinë pas dy ditësh.