Komisioni i Garave i FFK-së në mbledhjen e vetë të mbajtur me datë: 04.03.2024, duke vendosur lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 17-të të Raiffeisen Ligës së Parë –Grupi – B si dhe të ankesës së ushtruar nga: K.F. Dinamo nga Ferizaj, KG si organ i autorizuar dhe kompetent, konform nenit 71 të Regullores së Garave, mori këtë:

V E N D I M

R E F U Z O H E T si e pa bazuar ankesa e Klubit të Futbollit Dinamo nga Ferizaj dhe Ndeshja e javës së 17-të të Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi B, në mes K.F. “Rahoveci“- dhe K.F. “Dinamo” , regjistrohet me rezultat të arritur në fushë 2:0 në favor të K.F.- Rahoveci.

Ar s y e t i m

Komisioni i Garave në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 04.03.2024, konstatoi se K.F. Dinamo ka ushtruar ankesë, bazuar në xhirimet që i posedon se trajneri i  K.F Rahovecit – Granit Dervisholli, prapa bankinës ka dhënë instrukcione dhe këshilla futbollistëve tij edhe pse nuk ka pasur të drejtë për arsye se ka qenë i ndëshkuar.

Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se:

Për Komisionin e Garave sipas nenit 71, paragrafi 1 të Regullores së Garave janë përmbush kushtet për administrim dhe vendimmarrje lidhur me ankesën.

Se, ankesa është e pa bazuar, sepse, nuk ofrojnë, konkretizojnë se cila dispozitë e akteve normative të FFK-së është shkelë,  dhe se çka kërkojnë përmes kësaj ankese, si dhe barra e sigurimit të provave dhe mungesa e arsyetimit të pretndimeve ankimore – mungesa e lëndës së ankesës i takojnë palës ankimoe, prandaj :

Refuzohet ankesa, si e pa bazuar e K.F. Dinomo nga Ferizaj dhe ndeshja e javës së 17, K.F. Rahoveci – K.F. Dinamo, regjistrohet me rezultat të arritur në fushë 2:0, në favor të K.F. Rahovecit.

Nga theksimet e lartëshënuara u vendos si në dipozitv të këti vendimi.

Këshillë juridike: Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në vendim tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Kryetari i Komisionit të Garave

Abdyl Bellopoja