Komisioni i Garave i FFK-së, në mbledhjen e vetë të mbajtur me datë: 12.03.2024, duke vendosur lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 18-të në Raiffeisen Ligën e Parë Grupi A, si dhe të ankesës së ushtruar nga: KF Rahoveci, Komisioni i Garave si Organ i autorizuar dhe kompetent, Konform Nenit 71 të Regullores së Garave, me datë: 12.03.2024 mori këtë:

V E N D I M

Miratohet si e bazuar – Ankesa e Klubit të Futbollit – Rahoveci nga Rahoveci dhe ndeshja e javës së 18-të e Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi A, në mes të KF “Trepça“ – KF “Rahoveci“, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0, në favor të KF Rahoveci.

A r s y e t i m
Komisioni i Garave në seancën e vet të mbajtur me datë 12.03.2024 konstatoi se KF “Rahoveci“ ka ushtruar ankesë, bazuar në provat e ofruara në protokolin zyrtar të ndeshjes, ku vërtehohet se KF “Trepça“, ka regjistruar gjashtë (6) lojtarë të huaj në protokol me të drejtë paraqitje në lojë, duke bërë shkelje të nenit 51. Paragrafi 5. të Rregullores së Garave:

Se: në Ligën e parë dhe të dytë, pesë (5) lojtarë të huaj mund të regjistrohen në protokolin zyrtar me të drejtë loje. Po ashtu në bazë të nenit 77. Pragrafi 5. të Rregullores së Garave, kur ka lojtar të evidentuar (shënuar) në protokollin zyrtar të ndeshjes (pa marrë parasysh se a është aktivizuar në ndeshje), dhe se përgjegjësit e lojtarëve startues në fushën e lojës dhe atyre rezervë në bankinë janë të njëjta, dhe nga kjo rezulton se KF “Trepça“ ka bërë shkelje të Rregullores së Garave, konkretisht të nenit 51.paragrafi 5, dhe në bazë të: Nenit 77. Paragrafi 1. të Regullores së Garave, Miratohet ankesa e KF ”Rahoveci“ si e bazuar dhe ndeshja e javës së 18-të në mes të KF ”Trepça“ – KF “Rahoveci“, registrohet me rezultat zyrtar, 3:0 në favor të KF “Rahoveci“.

Nga theksimet e lartëshënuara u vendos si në dipozitv.

KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraprarë me Propozicione e Rregullore të FFK-së)

Kryetari i Komisionit të Garave,
Abdyl Bellopoja