Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës U-17 të vajzave/grave me rastin e
regjistrimit të ndeshjeve konstatoi se ndeshja e javës së 10-të të Ligës U-17 të vajzave/grave në
mes të KFF “Feronikeli” – KFF “Jakova”, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha
materialeve dhe shkresave të prezantuara, konform nenit 56 paragrafi 2 të Rregullores së
Garave, me datë 19.03.2024 e nxori këtë:

V E N D I M

Ndeshja e javës së 10-të e Ligës U-17 të vajzave/grave, edicioni 2023/2024 në mes të
KFF.”Feronikeli” – KFF.”Jakova” e paraparë të zhvillohet me datë 18.03.2024 ne ora 13:30 në
Drenas, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KFF.”Feronikeli” nga Drenasi.

Arsyetim

Bazuar në raportin e delegatit të ndeshjes, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokoli
zyrtar i ndeshjes, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjes,
Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara,
raporteve të personave zyrtarë të FFK-së rezulton se ndeshja e javës se 10-të Ligës U-17 të
vajzave/grave në mes të KFF.”Feronikeli”-KFF.”Jakova” nuk është zhvilluar, pasi që ekipi
mysafir nuk ka udhëtuar për zhvillimin e ndeshjes. Andaj, konform nenit 56 paragrafi 2 të
Rregullores së Garave kjo ndeshje regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 ne favor te ekipt nikoqir.
Duke pasur parasysh të gjitha këto që u cekën më lartë dhe duke u mbështet në Rregulloren e
FFK-së u vendos si në dispozitiv të këtij arsyetimi.

KËSHILLË JURIDIKE:
Pala e pa kënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit,
Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraprarë me
Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Federata e Futbollit e Kosovës
Komisioni i Garave i FFK-së