Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, të dashur pjesëtarë të komunitetit të futbollit me besim të krishterë,
 
Me rastin e Pashkëve katolike, në emrin tim dhe në emër të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, dëshiroj të përcjellë urimet më të sinqerta për ju dhe familjet tuaja në këtë festë të shenjtë.
 
Le të përqafojmë frymën e ringjalljes dhe shpresës që Pashkët na sjellin, duke përjetuar begatinë, gëzimin dhe harmoninë në bashkëjetesën tonë.
 
Kjo është koha kur duhet të triumfojnë solidariteti dhe dashuria për njëri-tjetrin.
 
Me dëshirën për një të ardhme të ndritur dhe të begatë për të gjithë ju, Gëzuar Pashkët!