Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e vet të rregullt, mbajtur me datë 18.11.2014 ( ditë e martë ora 15,00 ) shqyrtoi inicimet e filluara disiplinore nga ana e Komesarit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të Raiffaisen Superligës dhe Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve të zhvilluara në javen e fundit date 15-16.11.2014 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E :
AZEM BEJTA ; lojtar i klubit të futbollit “ Drenica “ nga Skënderaj me numër të librezës sportive 8554 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 16, për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje e palejuar si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së ; XV-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Drenica – Trepça 89 e zhvilluar në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportete zyrtarëve dhe dhe deklarata plotësuese e lojtarit )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KUSHTRIM GASHI ; lojtar i klubit të futbollit “ Istogu “ nga Istogu me numër të librezës 6898 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 8, për ndëshkim me karton të kuq ( reagim në vendimin e gjyqtarit ) gjatë ndeshjës së javës së ; XV-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Vëllaznimi – Istogu e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore nenin 38 paragrafi 3.
MENSUR MAXHUNI ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ Llamkos Kosova “ nga Vushtrria , për largim nga pankina nga ana e gjyqtarit ( reagime në vendimet e asistentit të pare ) në ndeshjen e javës së ; XV-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llamkos Kosova – Besa , e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes) në mungesë të deklaratës së trajnerit të larguar nga pankina ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha dëtyrave në klub , lidhur me ndeshjet zyrtare deri në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar të komisionit ) . Kërkohet deklarata plotësuese e trajnerit të pëzulluar ; Mensur Maxhuni, afati date 24.11.2014 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KËSHILLA JURIDIKE;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa , në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi, rrespektivisht nga dita e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, 18.11.2014 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.