Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë kursin e parë për trajnerë për Licencë – A.
Kursi do të fillojë me datën 26 maj 2024, dhe do të përfshijë fazën e ligjëratave, punën praktike, monitorimeve në klube dhe atë të provimeve.

Kriteret e pranimit në kurs janë:
•Dëshmi mbi shkollimin (min. diploma e shkollës mesme)
•Vërtetim nga Policia rreth dosjes penale
•Certifikatë Shëndetësore pranë QKMF-së
•Kopje e licencës B
•Formular Aplikimi (shkarkoje këtu)

Kursi kërkon pjesëmarrjen aktive në teori dhe praktikë, gjithashtu trajnerët duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs .
Kursi do të përfundojë me provime në fund të fazës e fundit te kursit . Trajnerët të cilët i përfundojnë me sukses provimet do të marrin UEFA A- Licencë.

Licenca A është kriter për licencën e ardhshme UEFA Pro Licencë për trajner.

Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë online, ose të paraqesin dokumentet e nevojshme pranë zyrave të FFK-së deri me 3 maj 2024.

Te gjitha aplikimitet online ose informatat shtese rreth kursit mund ti merrni permes email-it:
departamentiteknik@ffk-kosova.com

Në total 20 do të jetë numri i të pranuarve në këtë kurs. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren parasysh.