Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 15.05.2024 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 33-të e 34-t të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 26-të të Raiffeisen Liga e Parë, Grupi A dhe B si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

SC ”Gjilani”. Lëshim në organizimin e ndeshjes në min 90+, një shikues kaloi rrethojën dhe fillon të fyen dhe të shajë lojtarët mysafirë por fal ndërhyrjes së menjëhershme të zyrtarëve të sigurimit dhe policisë i njëjti u neutralizua nga ana e tyre dhe loja vazhdoi pa probleme. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani-Llapi. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

Trajneri i KF “Mitrovica“, Blerim Berisha nr ID 013594M84. Në ndeshjen e javës së 28-të të Ligës së Dytë, Mitrovica–Dardania ndëshkohet me karton të kuq (fyerje). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Trajneri i KF “Dardania“, Fisnik Papuqi nr identifikues Bl0125. Në ndeshjen e javës së 28-të të Ligës së Dytë, Mitrovica–Dardania ndëshkohet me karton të kuq (fyerje). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Kosova VR”, Lorik Ramadani nr fanelle 3 dhe nr ID 004260M03. Në ndeshjen e javës së 28-të të Ligës së Dytë, Podujeva –Kosova VR ndëshkohet me karton të kuq (ndërhyrje lojtari i fundit). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Llapi“, Heris Sfishta nr fanelles 7 dhe nr ID 021594M07. Në ndeshjen e javës së 27-të të Superigës së kadetëve Ballkani-Llapi ndëshkohet me karton të kuq (sjellje josportive). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje zyrtare mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e Procedurës :

FC ”Ballkani”. Lëshim në organizim të ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes, në koridorin e zhveshtoreve persona të paautorizuar shajnë ofendojnë dhe sulmojnë fizikisht kryetrajnerin e ekipt mysafir Burim Shala. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani-Fushë Kosova. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “Ballkani”. Afati datë 21.05.2024 ora 13:00.

Kryetari i FC “Ballkani”, Arsim Kabashi. Pas përfundimit të ndeshjes në koridorin e zhveshtorëve dyshohet se ka sulmuar fizikisht kryetarjnarin e ekipit mysafir Burim Shala. Sipas raportit të personit zyryar të ndeshjes Ballkani–Fushë Kosova. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetari i FC “Ballkani”, Arsim Kabashi. Afati datë 21.05.2024 ora 13:00.

Lojtari i FC ”Ferizaj”, Sokol Kiçina nr fanellë 9 dhe nr ID 006181M02. Në min e 90+ goditet futbollistin e FC ”Vushtrria” me nr 20 me kokë në fytyrë për çka ndëshkohet me karton të kuq. Pas përjashtimit nga loja duke u larguar nga fusha futbollisti i ndëshkuar Sokol Kiçina ofendon rëndë dhe i njëjti pas përfundimit të ndeshjes del nga dhoma e veshjes dhe prapë ofendon me fjalë banale. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj – Vushtrria. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i FC “Ferizaj”, Sokol Kiçina. Afati datë 21.05.2024 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë loje zyrtare deri në kompletimin e lëndës.

Lojtari i KF “Tefik Çanga“, Lorik Kasa nr fanelle 11 dhe nr ID 006604M03. Në ndeshjen e javës së 28-të të Ligës së Dytë, Tefik Çanga – Sharri ndëshkohet me karton të kuq (kacafytje e ndërsjelltë). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF “Tefik Çanga”, Lorik Kasa. Afati datë 21.05.2024 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës

Lojtari i KF “Sharri”, Blerim Qajani nr fanelle 17 dhe nr ID 001333M95. Në ndeshjen e javës së 28-të të Ligës së Dytë, Tefik Çanga – Sharri ndëshkohet me karton të kuq (kacafytje e ndërsjellt). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF “Sharri ” Blerim Qajani. Afati datë 21.05.2024 ora 13:00. Pezullohet pa të drejt loje deri në kompletimin e lëndës

KFF ”Feronikeli”. Në ndeshjen e javës së 19-të Ligës së Parë –femra , Liria – Feronikeli, inkuadron në lojë lojtaren Erza Krasniqi me ID të lojtares tjetër Fatlira Krasniqi me nr ID 014103F00 si dhe inkuadron në lojë lojtaren Diellza Krasniq me ID të lojtares tjetër Laureta Tahiri me nr të ID-së 029174F08. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KFF “Feronikeli”. Afati datë 21.05.2024 ora 13:00.

Trajneri i KFF “Feronikeli“, Sami Thaqi nr të licencës BL-0051. Inkuadron në lojë lojtaren Erza Krasniqi me ID të lojtares tjetër Fatlira Krasniqi me nr ID 014103F00 si dhe inkuadron në lojë lojtaren Diellza Krasniq me ID të lojtares tjetër Laureta Tahiri me nr të ID-së 029174F08. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga trajneri i KFF “Feronikeli”, Sami Thaqi. Afati datë 21.05.2024 ora 13:00. Pezullohet me mos ushtrim të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 15.05.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 15.05.2024
Komisioni disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku