Sot më 9 janar në ambientet e hotel ”Emerald”, FFK-ja në një ceremoni madhështore ka shpallur laureatët për Vitin 2014, në parninë e shumë personaliteteve të shquara nga jeta sportive, politike, shoqërore dhe mediave. Duhet veçuar pjesëmarrjen e zv.kryeministrit dhe ministrin të MKRS-së z. Kujtim Shala, mikut të madhe të FFK-së z. Jerome Champagne, të gjithë ish minsitrat e MKRS-së, zotërinjtë Behxhet Brajashori, Lutfi Haziri, Memli Krasniqi si dhe minsintri i FSK-së Haki Demolli. Të pranishëm ishin edhe dy personalitete që me vite janëe krahu më i fortë i FFK-së, z, Zija Shoshi dhe Fehmi Konxheli, ktyetari FHSH-së Armand Duka, kryetari i KOKU-t Besim Hasani dhe shumë kryetarë të federatave sportive. Fiilimisht të pranishmit i ka përshëndetur dhe u ka uruar mirëseardhje kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri, i cili me këtë rast foli për të arriturat e FFK-së në vitin 2014 dhe për synimet për vitn 2015.
I pari i FFK-së tha se është i kënaqur me punën që është bërë në rrafshin kombëtare, dhe atë ndërkombëtare. Ai tha se viti që kemi lënë pas ka qenë i mjaft i suksesshëm për futbollin tonë, e sipas tij, viti 2014 ka qenë vit kur futbolli ynë ka thyer disa barriera ndërkombëtare.
“Për të arriturat tonë nuk kisha dashur shumë të flas, ka pasur batica dhe zbatica, por ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për sportin kosovar, e poashtu edhe futbolli ka thyer disa barriera, mirëpo gazetarët tonë kanë përgatitur një dokumentar që do ta flas për punën tonë”, ka thënë Vokrri.
Në një konkurrencë të fortë, epitetit i lojtarit të vitit 2014, i ka takuar reprezentuesit të Kosovës, Loret Sadiku, i cili ka treguar performancë mjaft të mirë në miqësoret që përfaqësuesja jonë ka zhvilluar në vitin që ka ikur.
FFK ka bërë edhe përzgjedhjen e 11-shes më të mirë të vitit 2014. Portieri i Kosovës së Vushtrrisë, Petrit Tahiri, futbollistët Ilir Izmaku, Fidan Gërbeshi, Arbër Prekazi, Viktor Kuka, Dukagjin Gashi, Kreshnik Lushtaku, Bashkim Shala, Labinot Osmani, Driton Krasniqi dhe Blerand Kurtishaj, janë 11-dhja më e mirë.
Ndërkaq, klubi më i suksesshëm për vitin 2014 është shpallur kampionia në fuqi, Llamkos Kosova, trajneri më i mirë Ismet Munish, ish trajneri i Llamkos Kosovës, tani drejton Hajvalinë. Gjyqtari më i mirë është zgjedh Besfort Kosumi, golashënuesi më i mirë Blerand Kurtishaj, futbollisti më perspektiv Bersant Celina (Manchester City), futbollisti më i mirë i ri Rron Broja, punëtori sportiv Ismet Begolli, kurse me fer-play është zgjedhur KF Drita.
Trajneri më i mirë i vitit, Ismet Munishi i njohur me nofkën ‘baba’, tha se është i lumtur që është zgjedhur tekniku më i mirë, por Munishi në humor tha se Fadil Vokrri është ‘baba’ i futbollit. Munishi mendon se viti 2014 ka qenë një vit i suksesshëm në një klub më traditë, por sipas tij, Llamkos Kosova krahas titullit ka dhënë pëprparime në futbollin tonë.
“Shumë kanë qejf gazetarët më me thanë se kush është baba i futbollit. Duket se e patë. Fadil Vokrri është ‘baba’ i futbollit. Kemi pas një sezon mjaft të mirë më një klub më shumë traditë, tash edhe më trofe. Kemi pas në mesin tonë lojtarë të jashtëzakonshëm dhe kemi dhënë kontributin jo vetëm më titullin kampion, por edhe më përparimin e futbollit të Kosovës”, ka thënë Munishi.
Këtë eveniment sportive e ka përshëndetur edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armando Duka.
“Jam për të satën herë në evente të tilla. Edhe nëse don të harrojë Fadili, unë gjithmonë e pyes kur e kemi atë festën, sepse vërtetë ndihem shumë mirë këtu, më pëlqen të jem në mesin e një komuniteti shumë të ngrohet, shumë miqësor, shumë dashmirës që e duan dhe kontribuojnë shumë për futbollin shqiptar në përgjithësi. Të organizosh aktivitet në kushte të tilla nuk është e lehtë, duhet përgëzuar gjithë Federatën e Futbollit të Kosovës, gjithë tekniket, trajnerët, gjithë futbollistët ata që bëjnë të pamundurën për tu zhvilluar futbolli”, ka theksuar Duka.
Komisioni për shpalljen e laureatëve për vitin 2014, në përbërje: Agim Ademi, Xhelal Broja dhe Vjollca
Krasniqi, në bazë të materialit të sjellë nga Sekretariati i Përgjithshëm, gjegjësisht nga votimet e Trajnerëve
të Superligës, Shoqata e Gjyqtarëve, Komisioni për Futsall dhe për futbollin e Femrave shpalli këto
vendime:
Mirënjohjet për ” kontributin e dhënë futbollit Kosovar”:
1. Raiffeisen Bank
2. MKRS
3. AIR Prishtina
4. Policisë së Kosovës
5. Rinora 4
6. Emerald
7. Digit-Alb
8. Dieter Burdenski
9. Kosta Llaliç
10. Fazli Bytyqi
11. Labinot Demi
12. Arsim Thaci
Mirënjohje – Gazetari Sportive:
1. SHGSPK
Mirënjohje – Post Mortem:
1. Besim Dobroshi
2. Ismajl Jusufi
3. Ruzhdi Ramosaj
4. Triumf Shabani
5. Gursel Ramadani
Punëtori sportiv i vitit:
1. Ismet Begolli
Mirënjohje – Për organizimin e ndeshjes Kosova – Haiti
1. As Art & Event
Mirënjohje – Punëtori sportiv nga diaspora:
1.Vellezrit Shoshi
2. Fehmi Kongjeli
3. Jeton Morina
Mirënjohje – Klubi më i mirë për vitin 2014:
1. FC Llamkos Kosova
FUTSAL
1. Klubi më i mirë:( Fc Besa Pejë)
2. Golashënuesi më i mirë: Mentor Mejzini (Feniksi Drenas )
3. Lojtari më i mirë: Jeton Rukovci (Besa)
4. FUTBOLLI I FEMRAVE
1. Klubi më i mirë: KFF Prishtina
2. Futbollistja më e mirë: Qendresa Krasniqi (KFF Prishtina)
3. Golashënuesja më e mirë: Kaltrina Biqkaj (Intelektualet)
………………………………………..
4. Futbollistja me e mire e re : Florentina Kolgeci (KFF 13 Qershori)
Klubi më Fair Play: “ Drita” – Gjilan
Tel: 00381 38226223 fax: 00381 38226225; Rr. Agim Ramadani 45, 10000 Prishtinë
E-mail: ffk-kosova@hotmail.com website: www.ffk-kosova.com
Gjyqtari më i mirë i vitit 2014: Besfort Kosumi
Trajneri më i mirë i vitit 2014: Ismet Munishi “Llamkos Kosova”
Futbollisti më perspektiv i vitit: Bersant Celina
Futbollisti më i mirë i ri: Rron Broja
Golashënuesi më i mirë i vitit: Blerand Kurtishaj
Futbollisti i vitit 2014: Loret Sadiku
Top 11-shja e vitit 2014 :
1. Petrit Tahiri
2. Ilir Izmaku
3. Fidan Gerbeshi
4. Arber Prekazi
5. Viktor Kuka
6.Dukagjin Gashi
7. Kreshnik Lushtaku
8.Bashkim Shala
9.Labinot Osmani
10. Driton Krasniqi
11.Blerand Kurtishaj