Prishtinë, 8 qershor – 2024

E nderuara Familje Halilosmani!

Me pikëllim të madh e morëm lajmin për vdekjen e ish-futbollistit të KF Vëllaznimi, Zija Halilosmanit, ndaj më lejoni që në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta.

Kontributi i Zija Halilosmanit ishte jashtëzakonshëm për futbollin e Kosovës e në veçanti për KF”Vëllaznimi”, ngjyrat e të cilit i mbrojti për një kohë të gjatë në vitet shkëlqimit të klubit kuqezi 1965/1975.
Zija Halilosmani la gjurmë të thella në futbollin gjakovar, ndërsa u shqua me vitytet e tij prej njeriu intelektual dhe të urtë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Zijan!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së