11 maj, 2017 – Nënkryetari i FFK-së, z. Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm z. Eroll Salihu po marrin pjesë në punimet e Kongresit të 67-të të FIFA-s që po mbahet në Manama të Bahreinit. Krerët e FFK-së po shfrytëzojnë edhe takimet me shumë përfaqësueses të federatave botërore për bashkëpunim të ndërsjellë, kur Kosova ka nevojë për bashkëpunim në shumë fusha me të gjithë.