4 maj, 2024 – Zv/Presidenti i UEFA-s, njëherësh president i FSHF-së, Armand Duka dhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi sot po qëndrojnë në Yerevan të Armenisë, ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në futsall, Barcelona-Palma. Ata u pritën nga presidenti i Federatës së Futbollit të Armenisë, Armen Melikbekyan. Ademi e Duka do të jenë prezent në finale si dhe në takimet e organizuara nga UEFA.